Incidenti në protestë me flamuj palestinezë: Para atdheut s’ka asgjë tjetër — nuk do të lejojmë përçarje!

Nga Redaksia – Në ditën e 84-të të protestës, tensionet dhe debatet brenda tubimit kanë rikthyer në qendër të vëmendjes një mesazh të fortë: protesta duhet të ruajë fokusin e saj te Shqipëria dhe te kërkesa për ndryshim politik.

Pas një incidenti të raportuar gjatë protestës, Ilir Dedaj ka reaguar duke kundërshtuar atë që e konsideron si përpjekje për të futur kauza të tjera në një lëvizje që, sipas tij, duhet të ketë një objektiv të vetëm: rrëzimin e Edi Ramës dhe ndryshimin e sistemit politik.

Sipas Dedajt, prej 84 ditësh qytetarët kanë dalë në rrugë “me zemër dhe me shpirt”, duke kërkuar një ndryshim të thellë dhe duke refuzuar çdo përpjekje për ta devijuar protestën nga qëllimi i saj.

Në reagimin e tij, Dedaj kundërshton praninë e flamujve dhe simboleve që lidhen me kauza ndërkombëtare, duke argumentuar se protesta duhet të mbetet e përqendruar te çështjet shqiptare.

Ai përmend edhe një grup personash që, sipas tij, kanë ardhur nga Italia me mjete lundruese dhe me flamuj palestinezë. Ky është një pretendim i bërë nga Dedaj dhe kërkon verifikim të pavarur për mënyrën se si ka ndodhur incidenti dhe për qëllimin e personave të përfshirë.

Mesazhi i tij është i prerë:

PARA ATDHEUT S’KA ASGJË TJETËR — NUK DO TË LEJOJMË PËRÇARJE!

Jemi në ditën e 84-të të rezistencës. 84 ditë në rrugë, me zemër dhe me shpirt, vetëm për një qëllim: të rrëzojmë Edi Ramën dhe sistemin e tyre 36-vjeçar. Nuk jemi këtu për agjenda të huaja, për flamuj të tjerë ose për grupe që vijnë nga jashtë me varka për të përçarë atë që ne e kemi ndërtuar me sakrificë.

Ata që erdhën nga Italia me varka, me flamuj të Palestinës dhe simbole të tjera që nuk kanë vend në këtë protestë, e bënë këtë me qëllim të qartë: të na ndajnë, të na shpërqendrojnë dhe të na bëjnë të humbim rrugën. Por ne e dimë se kush jemi dhe për çfar luftojmë!

Kjo është protesta e qytetarëve shqiptarë — për Shqipërinë, jo për kauza të tjera!

  • Dashuria për atdheun fillon nga familja, nga shtëpia, nga toka jonë
  • Ne jemi ushtarë të atdheut dhe vetëm për të luftojmë
  • Vlerat tona janë ato të Shqiponjave: nder, familje, atdhe, komb
  • Çdo gjë që përçan ose fut agjenda të huaja — NUK KA VEND KËTU!

Nuk e bëjmë pis këtë luftë të pastër me asgjë tjetër. Ne dalim me fytyrë hapur, pa maska dhe pa axhenda të fshehura. Kush do të jetë pjesë e kësaj proteste, duhet të jetë vetëm me një qëllim: largim i Ramës dhe ndryshim i sistemit. Kush vjen për të sjellë dylbera apo diçka tjetër, të shkojë diku tjetër — këtu nuk ka vend për përçarës!

Para atdheut s’ka asgjë tjetër! As parti, as agjenda, as grupe — vetëm ne, populli, që kërkojmë drejtësi dhe një Shqipëri të Shqiptarëve! Mos u përpiqni të na ndani — sepse sa më shumë të përpiqeni, aq më të bashkuar do të jemi. Kjo është lufta jonë dhe do ta fitojmë!

Ndalohet kopjimi sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al

Back To Top