ANALIZA/Shqipëria në mes të luftës gjeopolitike: A po përdoret Turqia nga kundërshtarët e Trumpit për të goditur interesat amerikane?

Nga Redaksia – Përplasja mes administratës së Donald Trump dhe kundërshtarëve të saj në Perëndim duket se po merr përmasa gjithnjë e më të gjera, duke përfshirë edhe vende me rëndësi strategjike si Shqipëria. Pas zhvillimeve të fundit në Libi dhe pretendimeve që lidhën brigjet shqiptare me sulmin ukrainas ndaj bazës detare ruse në Bengazi, po ngrihen pikëpyetje mbi interesat që mund të fshihen pas kësaj fushate.

Në qendër të kësaj përplasjeje qëndron politika e jashtme e Trump 2.0, e cila synon të riformësojë marrëdhëniet ndërkombëtare, përfshirë edhe mundësinë e marrëveshjeve me Rusinë dhe Kinën. Pikërisht kjo strategji duket se ka krijuar shqetësime te disa aktorë politikë dhe gjeopolitikë në Perëndim, të cilët nuk pajtohen me një ndryshim të tillë të kursit amerikan.

Turqia në lojën e aktorëve perëndimorë

Sipas këtij këndvështrimi, Turqia mund të jetë duke shërbyer si ndërmjetëse për disa aktorë perëndimorë të rreshtuar në mbështetje të Kievit, të cilët kanë frikë se marrëveshjet e ekipit të Trumpit me Moskën dhe Pekinin mund të ndryshojnë ekuilibrat aktualë ndërkombëtarë.

Në këtë lojë përmenden edhe demokratë amerikanë dhe disa vende evropiane anëtare të NATO-s, të cilat mund të kenë interesa të kundërta me strategjinë e re të Shtëpisë së Bardhë.

Presioni, sipas këtij skenari, nuk kufizohet vetëm te përplasjet diplomatike, por mund të drejtohet edhe ndaj pikave strategjike që lidhen me interesat amerikane. Në këtë grup përfshihen Shqipëria, Izraeli, Azerbajxhani dhe kompani të rëndësishme teknologjike si Nvidia, e cila ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e inteligjencës artificiale.

Më poshtë mund të lexoni:

Pse Shqipëria është pjesë e kësaj përplasjeje?

Pozicioni gjeostrategjik i Shqipërisë në Ballkan, marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara dhe zgjerimi i bashkëpunimit me Izraelin e vendosin Tiranën në një hapësirë ku kryqëzohen interesa të rëndësishme ndërkombëtare.

Interesat e biznesit amerikan në Shqipëri, përfshirë projektet e mëdha të investimeve, janë gjithashtu pjesë e këtij realiteti. Në këtë kontekst, çdo përpjekje për të ushtruar ndikim mbi Tiranën mund të ketë pasoja për ekuilibrat strategjikë në rajon.

Pretendimet që e lidhën Shqipërinë me sulmin ukrainas në Bengazi shihen në këtë këndvështrim si pjesë e një përplasjeje më të gjerë, ku informacioni dhe propaganda mund të përdoren si instrumente presioni politik.

Erdoğan, nga lojtar i pavarur në instrument të interesave të të tjerëve?

Një nga aspektet më të debatueshme të këtij zhvillimi është roli i presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan.

Turqia ka ndjekur tradicionalisht një politikë të shumëdrejtimshme, duke ruajtur marrëdhënie me Rusinë, Perëndimin dhe aktorë të tjerë rajonalë. Por në këtë rast shtrohet pyetja nëse Ankaraja po vepron vetëm në funksion të interesave të saj apo nëse po shndërrohet, pa dashje, në një instrument të forcave që kundërshtojnë politikën e Trumpit.

Në këtë paradoks termi “idiot i dobishëm”, pretendohet se mund të jetë Erdoğan i cili po u shërbyen interesave të globalistëve liberalë, lëvizjeve panislamiste dhe forcave të tjera që mbajnë qëndrime kundër Rusisë në media dhe në sfera të ndryshme të ndikimit ndërkombëtar.

Një përplasje për kontrollin e rendit të ri botëror

Në sfondin e këtyre zhvillimeve qëndron ideja e një përplasjeje të fshehtë për drejtimin e rendit të ri botëror. Ky proces është një përpjekje për grusht shteti global nga ajo që njihet ndryshe si “Deep State” (shteti i thellë), duke iu referuar rrjeteve të pretenduara të ndikimit politik, ekonomik dhe mediatik që veprojnë përtej strukturave zyrtare të pushtetit.

Nëse kjo përplasje mes administratës Trump dhe kundërshtarëve të saj do të thellohet, Shqipëria mund të gjendet gjithnjë e më shumë në qendër të interesave që tejkalojnë kufijtë e Ballkanit.

© Copyright of PatriotikMedia.al

Back To Top