Operacioni i 28 Nëntorit, kontrolle në kufij dhe struktura speciale në gatishmëri – Paralajmërohet një skenar i rrezikshëm …
Nga Redaksia – Burime konfidenciale flasin për një operacion që nis më 25 nëntor dhe kulmon më 28 Nëntor. Kontrolle në kufij, aeroporte e porte, angazhim i strukturave speciale dhe një paralajmërim tronditës për një skenar të mundshëm me viktima mes protestuesve.
Një informacion i rëndë ka mbërritur në redaksinë e PatriotikMedia.al, duke ngritur alarmin për atë që mund të përgatitet në Shqipëri në prag të protestës së 28 Nëntorit.
Sipas raportimit të përcjellë në redaksinë tonë nga një burim konfidencial, Edi Rama po përgatit një operacion të gjerë sigurie, jo thjesht për menaxhimin e protestës, por edhe për të kontrolluar situatën politike dhe për të parandaluar mbërritjen e qytetarëve në Tiranë.
Informacioni flet për përfshirjen e trupave izraelite dhe trupave nga Turqia, grupeve paramilitare dhe përdorimin e strukturave të ndryshme të sigurisë shqiptare.
Sipas burimit, operacioni nuk do të shfaqet i gjithi në terren që në fillim. Një pjesë e strukturave do të mbahen në rezervë për datën 28 Nëntor, ndërsa masat e para do të nisin disa ditë më herët.
Operacioni nis më 25 nëntor: Kontrolle në kufij, aeroporte dhe porte
Sipas informacionit të marrë nga redaksia, operacioni parashikohet të nisë më 25 nëntor dhe të vijojë më 26, 27 dhe 28 nëntor.
Plani përfshin kontrolle të shtuara në pikat kufitare, aeroporte, porte dhe akse rrugore, me synimin për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve drejt Tiranës.
Në raportim përmendet edhe një marrëveshje e mundshme koordinimi me Italinë, Greqinë, Serbinë dhe Malin e Zi, për të penguar hyrjen dhe lëvizjen e shqiptarëve që mund të udhëtojnë drejt Shqipërisë për protestën.
Pra, sipas informacionit, synimi nuk është vetëm kontrolli i situatës në bulevardin përpara Kryeministrisë, por edhe kontrolli i lëvizjes së qytetarëve që nga kufijtë e vendit.
Çfarë do të prodhojë protesta më 28 Nëntor
Protestuesit do të përpiqen të çajnë kordonët e policisë, ndërsa prania e forcave të shumta policore do të jetë një tjetër faktor tensioni. Kjo mund të bëjë që protesta të përshkallëzojë, duke kaluar në përplasje verbale mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Provokimet e mundshme nga ana e forcave të rendit mund ta tensionojnë më tej situatën, duke krijuar rrezikun që protesta të dalë jashtë kontrollit.
Dhe kjo do të sjelli demoralizimin e policisë dhe refuzimin e shumë punonjësve të Policisë së Shtetit për t’u përfshirë në përballjen me protestuesit, kjo do të sjelli çorientim në radhët e forcave policore. Prania masive e protestuesve do të krijojë një situatë paniku brenda strukturave të policisë.
Edhe pse disa struktura do të jenë aktive, veçanërisht grupi i Shqiponjave, i cili shquhet për mbështetjen që i jep qeverisë Rama, neutralizimi i situatës do të jetë shumë i vështirë.
Kjo mund ta detyrojë drejtorin e Policisë, Skënder Hitaj, në bashkëpunim me ekspertët izraelitë dhe turq, të aktivizojnë atë që njihet si Plani B: trupat paramilitare, të cilat qeveria Rama i ka sjellë prej disa ditësh në Shqipëri dhe që strehohen në zona jashtë Tiranës.
Izraelitët dhe turqit, pjesë e skenarit të sigurisë
Një tjetër element i rëndësishëm i raportimit lidhet me praninë e specialistëve izraelitë në Shqipëri.
Kjo vjen në një kohë kur është publikuar edhe një hetim për praninë e personelit të sigurisë izraelite dhe trajnimin e forcave shqiptare në kontrollin e turmave, përdorimin e gazit lotsjellës dhe predhave prej gome, si dhe pajisjet kundër protestave të prodhimit izraelit.
© Copyright of PatriotikMedia.al
Por informacioni që ka mbërritur në redaksinë tonë përmend edhe një element tjetër: Turqinë.
Sipas burimit, pjesa më e madhe e personelit të huaj që parashikohet të përfshihet në këtë skenar nuk do të jetë vetëm izraelite, por edhe turke. Në informacion përmenden specialistë dhe grupe paramilitare, të cilat, sipas burimit, mund të angazhohen në operacionin e planifikuar.
Raportimi përmend gjithashtu lidhjet e grupeve të trafikut të drogës me interesa të caktuara në Shqipëri dhe Turqi, si dhe pretendimin se këto lidhje mund të shfrytëzohen në funksion të interesave politike të pushtetit.
© Copyright of PatriotikMedia.al
FNSH, RENEA, Garda dhe struktura të tjera në gatishmëri
Sipas informacionit, Rama nuk do të mbështetet vetëm te një strukturë e vetme policore.
Në skenarin e përshkruar përmenden Policia e Shtetit, FNSH-ja, RENEA, Garda dhe struktura të tjera të sigurisë.
Burimi pretendon se, përveç efektivëve të identifikueshëm të këtyre strukturave, mund të përdoren edhe persona të tjerë, të cilët nuk janë pjesë e zakonshme e strukturave policore, por që do të angazhohen në operacion.
Një pjesë e këtyre forcave, sipas raportimit, do të mbahet në rezervë për ditën e protestës.
Paralajmërimi më i rëndë: Një skenar me viktima për të shpërndarë protestën
Pjesa më tronditëse e informacionit të përcjellë në redaksinë tonë lidhet me një skenar të mundshëm për krijimin e një incidenti fatal gjatë protestës.
Sipas burimit konfidencial, ekziston një plan për të tentuar vrasjen e ndonjë polici apo dhe te ndonjë protestuesi, me qëllim krijimin e panikut, frikës dhe shpërndarjen e turmës, skenar i 21 janarit.
Ky është paralajmërimi më serioz në të gjithë raportimin.
Sipas informacionit, një ngjarje e tillë do të synonte të ndryshonte të gjithë dinamikën e protestës, duke i kthyer qytetarët nga kërkesa për ndryshim politik te frika për sigurinë dhe jetën e tyre.
Një skenar i tillë, nëse do të realizohej, do të përbënte një ngjarje me pasoja jashtëzakonisht të rënda për Shqipërinë.
Pse Rama anuloi vizitën në Vlorë më 28 Nëntor?
Në këtë panoramë vjen edhe një zhvillim tjetër, të cilin redaksia e PatriotikMedia.al e ka raportuar: anulimi i vizitës së Edi Ramës në Vlorë, e parashikuar për 28 Nëntorin.
Data e anulimit të vizitës merr rëndësi të veçantë për shkak të situatës së krijuar në prag të protestës kombëtare.
Më poshtë mund të lexoni:
Pse kryeministri ndryshon axhendën pikërisht në ditën kur pritet të zhvillohet protesta?
A lidhet ky ndryshim me situatën e sigurisë dhe operacionin që, sipas informacionit të marrë nga redaksia, është parashikuar të nisë më 25 nëntor?
Anulimi i vizitës është një zhvillim i veçantë, por vendosja e tij në kontekstin e ngjarjeve të 28 Nëntorit ngre pikëpyetje të rëndësishme.
Informacioni i mbërritur në redaksinë tonë përshkruan një skenar ku përballja me protestuesit mund të shkojë përtej masave të zakonshme të policisë.
Përfshirja e personelit të huaj, përdorimi i strukturave të shumta të sigurisë, kontrollet në kufij dhe paralajmërimi për një incident me viktima janë elementet që e bëjnë këtë raportim veçanërisht serioz.
Në qendër të gjithë kësaj situate është kriza politike dhe kërkesa e protestuesve për largimin e Edi Ramës.
Data 28 Nëntor nuk do ta detyrojë Ramën të japë dorëheqjen, sepse dorëheqja e tij do të shënonte fundin politik. Protesta pritet të jetë e ashpër kundër trupave paramilitare të Policisë së Partisë antishqiptare Rilindja, por nuk pritet të japë ndonjë rezultat, pasi Rama, sipas këtij raportimi, i ka marrë masat kundër protestuesve.
PatriotikMedia.al do të vijojë të publikojë informacionet që mbërrijnë në redaksi lidhur me përgatitjet për 28 Nëntorin.
Burimi i këtij raportimi mbetet konfidencial.
Ndalohet kopjimi sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al


