Përse nuk vjen asnjë analist, politikan, deputet apo akademik në përkrahje të protestës kundër ndërtimit të muzeut hebraik në Vlorë?

Nga Gëzim Zilja:

Këto ditë një pjesë e madhe e protestuesve vlonjatë, pritën plot mirënjohje, megjithëse shumë me vonesë, deklaratat e klubit atdhetar “Labëria” dhe të intelektualit të shquar shqiptar A. Plasari kundër ndërtimit të muzeut hebraik në Qendrën Historike të Vlorës. Madje i falënderuan ata. Veprim tepër fisnik dhe atdhetar i protestueve vlonjatë. Mendoj se duheshin falënderuar protestuesit, që në kushtet jo të favorshme vazhdojnë plot besim veprën e tyre atdhetare. Por kjo nuk ndodhi. Ata e dinë mirë pse protestojnë, përse janë përballur e përballen me policinë, përse janë betuar që Qendrën Historike të Vlorës se do ta mbrojnë edhe me jetën e tyre, po qe e nevojshme.

Shoh (hedh ndonjë sy) hera-herës në televizionet e panumërta kombëtare ose jo, lukuninë e lloj lloj analistësh, që diskutojnë plot pasion për protestën e studentëve, që është jetike për të ardhmen e Shqipërisë. Protesta e grupimit qytetar “Mos ma prek Vlorën,” është pjesë e asaj proteste sepse ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë. Partitë e vogla dhe të mëdha të pozitës ose të opozitës me kohë nuk janë shprehur në lidhje me anullimin e muzeut hebre dhe i ndalojnë anëtarët të vijnë në protestë. Por ajo që dhemb e trondit më shumë është se asnjë (ndjesë nëse gaboj për ndonjë) nga fillozofët, analistët, shkrimtarët, poetët, politikanët, (jo pelikanët) prof, asoc. e dok, të ekraneve nuk është shprehur haptazi në favor të kësaj proteste ose më e mira, të vinte (protestuesit nuk kanë para’ t’i paguajnë) të shprehte përkrahjen aty në sheshin e protestës.

Nuk po flas për Akademinë e Shkencave sepse e di që ajo një tufë matufësh është nën shërbimin e tradhëtarit dhe shpirtshiturit Edi Rama. Po ejani o filozofë, analistë, që i bëtë copë ekranet për 35 vite me rradhë dhe takojini atë grusht atdhetarësh vlonjatë! Merrni mikrofonin dhe i falënderoni ju ata, për betejën që po zhvillojnë kundër qeverisë, shtetit dhe partive. Beteja e vlonjatëve është dhe drejtohet kundër mohimit dhe shkatërrimit të trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit tonë! Ajdeni nëse ende nuk jeni shitur te Rama apo gjëkundi tjerër. Protestuesit kanë kohë që ju presin.

© Copyright of PatriotikMedia.al

Back To Top