Grusht shteti për pushtet: Netanyahu përmes kreut të Mossad-it, Gofman, kërkon luftë me Iranin …
Nga Redaksia – Benjamin Netanyahu po përdor kanalet më të larta të inteligjencës izraelite për të shtyrë Shtetet e Bashkuara drejt një tjetër përballjeje ushtarake me Iranin. Drejtori i Mossad-it, Roman Gofman, ka mbërritur në Uashington, ku po zhvillon takime me drejtuesit më të rëndësishëm të sigurisë amerikane, në një moment kur kryeministri izraelit po i kërkon presidentit Donald Trump rikthimin në luftë kundër Teheranit.
Sipas raportimit të gazetës izraelite “The Jerusalem Post”, Gofman do të takohet me drejtorin e CIA-s, John Ratcliffe, ndërsa më pas do të udhëtojë drejt Miamit për t’u takuar me të dërguarin special amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.
Lëvizja e kreut të Mossad-it vjen në një moment vendimtar, kur Netanyahu po kërkon të bindë administratën Trump që të rikthejë përballjen ushtarake me Iranin. Përmes këtyre kontakteve të nivelit të lartë, Izraeli po intensifikon përpjekjet për ta mbajtur Iranin në qendër të strategjisë ushtarake amerikane.
Netanyahu kërkon luftë, Mossad-i hyn në lojë
Takimet e Roman Gofmanit në Uashington dhe Miami nuk janë thjesht kontakte rutinë mes institucioneve të inteligjencës. Ato zhvillohen në kuadër të përpjekjeve të Netanyahut për të siguruar mbështetjen amerikane për një tjetër konflikt me Iranin.
Në këtë zhvillim ngrihet një pikëpyetje e madhe politike: a po përpiqet Netanyahu ta përdorë përshkallëzimin ushtarak si instrument për të ruajtur pushtetin dhe për të imponuar vullnetin e tij në vendimmarrjen amerikane?
Ndërsa kryeministri izraelit kërkon rikthimin e luftës, vendimmarrja e Donald Trump mbetet një faktor kyç për atë që mund të ndodhë në Lindjen e Mesme.
Një përballje e re me Iranin mund të ndryshojë jo vetëm fatin e rajonit, por edhe ekuilibrat politikë dhe ushtarakë në mbarë botën.
© Copyright of PatriotikMedia.al


