Sibel Edmonds paralajmëron: Shqipëria në listën e katër vendeve evropiane ku mund të ndodhin incidente të rënda! “Kujdes nga operacionet e inskenuara”… (VIDEO)

Nga Redaksia – Ish-zyrtarja e FBI-së, Sibel Edmonds, ka ngritur një alarm për zhvillimet e sigurisë në Evropë, duke përmendur konkretisht Shqipërinë, Spanjën, Serbinë dhe Poloninë. Ajo pretendon se në Poloni ka ndodhur tashmë një operacion terrorist i inskenuar, për të cilin po fajësohet Rusia.

Një paralajmërim që nuk duhet kaluar në heshtje vjen nga Sibel Edmonds, ish-zyrtare dhe përkthyese e FBI-së, e cila gjatë javëve të fundit ka folur në disa podkaste dhe programe të saj për zhvillime që, sipas saj, mund të tronditin sigurinë evropiane.

Në deklaratën e saj të fundit, Edmonds rikthehet te paralajmërimet që thotë se ka bërë më 24 dhe 25 tetor, duke identifikuar katër vende që, sipas saj, duhen mbajtur nën vëzhgim: Shqipëria, Spanja, Serbia dhe Polonia.

Por ajo nuk ndalet vetëm te paralajmërimi. Edmonds pretendon se një operacion i tillë ka ndodhur tashmë në Poloni, ku një akt sabotimi po përdoret për të fajësuar Rusinë.

Polonia, rasti që Sibel Edmonds e vendos në qendër të vëmendjes

Në videon e saj, Edmonds flet për një incident të rëndë në Poloni dhe për arrestimin e dy shtetasve turq, të cilët sipas saj janë operativë të lidhur me rrjetet Gladio.

Ajo ngre pikëpyetje edhe për rolin e shërbimeve gjermane në marrjen në pyetje të dy të arrestuarve, ndonëse ngjarja kishte ndodhur në Poloni.

Sipas deklaratës së saj, dy personat kishin hyrë në Poloni nga Turqia, por vepronin me porosi të rusëve, të cilët dyshohet se i kishin rekrutuar për të organizuar sulme terroriste.

Ngjarja lidhet me një akt sabotimi ndaj infrastrukturës së komunikimit satelitor Starlink në Poloni, ku u dogjën pajisje të një stacioni tokësor. Autoritetet polake dhe gjermane kanë bashkëpunuar në hetimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve.

Pikërisht këtë zhvillim Edmonds e konsideron pjesë të një skenari më të gjerë, ku ngjarjet e dhunshme mund të përdoren për të krijuar një klimë frike dhe për të orientuar përgjegjësinë drejt Rusisë.

Pse duhet t’i kushtohet vëmendje paralajmërimit për Shqipërinë?

Pjesa që prek drejtpërdrejt Shqipërinë është përmendja e saj në të njëjtën listë me Spanjën, Serbinë dhe Poloninë.

Por kjo nuk është hera e parë që Sibel Edmonds flet për Shqipërinë. Më 21 gusht 2026, PatriotikMedia.al publikoi një tjetër deklaratë të saj me titullin: “Bomba e Sibel Edmonds: Operacioni Gladio po shkon drejt Shqipërisë”.

Më poshtë mund të lexoni:

Në atë paralajmërim, Edmonds fliste për pretendime lidhur me transportimin e armëve nga Turqia drejt Shqipërisë, lëvizjen e operativëve dhe mundësinë e organizimit të një incidenti të dhunshëm gjatë protestave, i cili më pas do t’u faturohej protestuesve.

Ajo ngrinte shqetësimin se një provokim i tillë mund të përdorej si justifikim për ndërhyrje të ashpra policore dhe për diskreditimin e protestave.

Në këtë kontekst, përmendja e Shqipërisë edhe në paralajmërimin e saj të fundit merr një rëndësi të veçantë.

Ndërkohë, në tetor mbërritën në Shqipëri dy automjete të blinduara ujëhedhëse, të transportuara me avion ushtarak turk, të cilat më pas u përdorën nga policia gjatë protestave.

Më poshtë mund të lexoni:

Ky zhvillim rikthen vëmendjen te paralajmërimi i mëparshëm i Edmonds për rolin e Turqisë dhe pajisjet që, sipas saj, mund të dërgoheshin drejt Shqipërisë.

Më poshtë mund të lexoni:

A është kjo një rastësi apo një zhvillim që duhet parë në kontekstin e paralajmërimeve të saj? Kjo është një nga pyetjet që kërkon vëmendje.

Çfarë informacioni ka Sibel Edmonds?

Përvoja e saj në FBI dhe njohja e mekanizmave të sigurisë dhe inteligjencës bëjnë që deklaratat e saj të meritojnë vëmendje të veçantë. Edmonds ka qenë e përfshirë në çështje të sigurisë kombëtare dhe është bërë e njohur publikisht për denoncimet e saj lidhur me mënyrën se si funksionojnë strukturat e inteligjencës.

Paralajmërimet e saj duhen marrë seriozisht dhe jo të anashkalohen. Fakti që ajo ka identifikuar katër vende konkrete dhe ka lidhur paralajmërimin me një incident të ndodhur në Poloni, ndërsa më parë ka folur në mënyrë specifike për Shqipërinë, Turqinë dhe protestat, është një arsye më shumë për të ndjekur me kujdes çdo zhvillim.

Në një kohë kur Evropa po përballet me përplasje të forta gjeopolitike, sabotime dhe luftë të inteligjencave, Shqipëria nuk mund ta konsiderojë veten jashtë këtyre zhvillimeve.

Sibel Edmonds e ka dhënë paralajmërimin e saj. Shqipëria është në listë. Dhe këtë herë, paralajmërimet e saj për vendin tonë duhen parë në tërësinë e tyre, nga ato të gushtit për Turqinë dhe protestat, deri te alarmi i fundit për zhvillimet e sigurisë në Evropë.

© Copyright of PatriotikMedia.al

Back To Top