Andrea Bregu: Arvina Lleshi, standarde të dyfishta me demokratët dhe afrimitet me Erion Braçen? Qëndresa Qytetare e Soros në qendër të debatit … (VIDEO)

Nga Andrea Bregu:

Protagonistja Arvina Lleshi, kur vjen puna tek tipa si Erion Braçe, zgërdhihet me të, por kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen e demokratëve në shesh, revoltohet me pretendimin se po i “merret protagonizmi”.

Kjo ndodh në një kohë kur diskutohet edhe krijimi i një partie të re me Qëndresën Qytetare të Soros, në emër të studentëve. Por, sipas Andrea Bregut, ky projekt nuk ka lidhje me studentët, por me shoqatat dhe organizatat e Soros, të cilat kërkojnë të kenë MJAFT 2.0 të tyren.

Dhe këtu lind një tjetër pyetje: Përse Qëndresa Qytetare e Soros, në vitin 2024, duhej të prezantonte vetëm Arvina Lleshin si aktiviste në një takim me Ilirjan Celibashin, përfaqësuesin e administratës së Ramës?

Mos ndoshta sepse “aktivistja Arvina Lleshi” ka qenë aktiviste e Qëndresës Qytetare të Soros?

Për këtë çështje Arvina duhet të japë sqarime. Por, sipas Bregut, një gjë është e qartë: kur vjen puna tek përballja me pushtetin, nga ana e saj shfaqet një standard i dyfishtë.

Nuk mundet që Arvina Lleshi të presë me shkop demokratët në shesh dhe, kur vjen puna tek pushteti, të përdorë karotën. Kjo sa herë që rastësisht takohet me deputetë dhe zyrtarë të PS-së në pika të ndryshme të Tiranës, herë duke bërë shaka e herë duke mos u përballur në mënyrë proporcionale me ta.

Pyetja publike e Andrea Bregut për Arvina Lleshin

Për ta mbyllur, Andrea Bregu i drejton Arvina Lleshit edhe një pyetje tjetër publike.

Në profilin e tij, thotë Bregu, gjendet çdo gjurmë e jetës së tij publike që nga krijimi i profilit: çdo qëndrim dhe gjithçka që ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve.

Por si është e mundur që në profilin e Arvina Lleshit të mos gjenden shumë detaje mbi aktivitetin e saj të mëparshëm publik, ndërsa profili është mbipopulluar me publikime vetëm gjatë dhe pas protestës?

Kjo është pyetja që Andrea Bregu i drejton publikisht Arvina Lleshit: Ku ishte gjithë ky aktivitet publik përpara protestës dhe përse gjurmët e tij janë kaq të pakta në profilin e saj?

Përgjigjet për këto pikëpyetje priten nga vetë Arvina Lleshi.

© Copyright of PatriotikMedia.al

Back To Top