U gëzuat se humbi Trump? Gëzohuni se Ramën edhe 13 vite të tjera do ta keni në pushtet!

Nga Redaksia – Alexander Soros feston fitoren e demokratëve në SHBA, ndërsa lidhjet e tij të afërta me Edi Ramën rikthejnë në vëmendje marrëdhëniet e familjes Soros me kryeministrin shqiptar. Një miqësi që Rama vetë e ka konfirmuar publikisht, duke deklaruar se George dhe Alex Soros kanë qenë dhe do të mbeten miqtë e tij.

Humbja e republikanëve dhe fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA ka sjellë entuziazëm të madh në kampin e së majtës amerikane. Një prej atyre që nuk e ka fshehur aspak gëzimin është Alexander Soros, djali i miliarderit George Soros dhe një nga figurat më të rëndësishme të rrjetit politik e financiar që mbështet demokratët amerikanë.

Përmes një postimi në rrjetin social, më 4 nëntor 2026, Alexander Soros e cilësoi rezultatin si fitoren më të madhe që ka parë ndonjëherë.

Bota ndryshoi dje. Kjo nuk ishte thjesht një palë zgjedhje të ndërmjetme apo një valë blu. Ishte diçka që ky vend nuk e ka parë kurrë më parë. Brenda një nate, Amerika ndryshoi për brezat që do të vijnë. Fitorja më e madhe që kam parë ndonjëherë!”, shkruan Alexander Soros.

Por për Shqipërinë, ky reagim ka edhe një dimension tjetër politik. Bëhet fjalë për një familje me të cilën kryeministri Edi Rama ka ndërtuar prej vitesh marrëdhënie të afërta dhe miqësi të deklaruara publikisht.

Rama nuk e ka mohuar kurrë miqësinë me familjen Soros. Përkundrazi, e ka konfirmuar vetë!

Në shkurt të vitit 2025, gjatë një komunikimi publik, Edi Rama deklaroi hapur: “Unë Alex Soros-in e kam pasur mik. Të atin e kam mik dhe i kam pasur dhe do t’i kem miq dhe jam shumë krenar për atë miqësi që kemi shumë të qartë bashkë”.

Kjo marrëdhënie është shoqëruar ndër vite me takime dhe fotografi publike. Në nëntor 2017, Alex Soros u takua me Ramën në zyrën e kryeministrit, duke e cilësuar atë si një kryeministër vizionar. Në korrik 2018, ai publikoi një tjetër fotografi me Ramën gjatë vizitës në Shqipëri. Ndërsa në shtator 2021, Rama u takua në Nju Jork me George Soros, të cilin e cilësoi si mikun e tij të çmuar dhe një mbështetës të palëkundur të Shoqërisë së Hapur dhe tani 2026 takimi i fundit me Aleks Sorosin.

Marrëdhënia vazhdoi edhe në maj 2023, kur Rama publikoi një fotografi nga një darkë pune në Tiranë me Alex Soros, të cilin e quajti “miku im i dashur”. Në këtë kontekst, nuk bëhet fjalë për një miqësi të hamendësuar nga kundërshtarët politikë, por për një marrëdhënie që të dyja palët e kanë bërë publike.

Nga ana tjetër, fondacionet e rrjetit Open Society kanë qenë të pranishme në Shqipëri prej vitit 1992. Fondacioni i Shoqërisë së Hapur në Shqipëri ka deklaruar mbështetje financiare për projekte të ndryshme, përfshirë edhe procesin e reformës në drejtësi, për të cilin në vitin 2015 u parashikuan 600 mijë dollarë. Kjo është një pjesë e dokumentuar e rolit të fondacionit në jetën publike shqiptare, ndërsa pretendimet për kontrollin e qeverisë dhe të institucioneve janë të faktuara nga cdo shqiptar.

Në zgjedhjet e nëntorit 2026, George dhe Alex Soros janë raportuar ndër financuesit më të mëdhenj të krahut demokrat, me kontribute që sipas të dhënave të publikuara kalojnë 103 milionë dollarë.

Dhe pikërisht këtu lind ironia politike për shqiptarët.

U gëzuat se humbi Trump? Gëzohuni se Ramën edhe 13 vite të tjera do ta keni në pushtet!

Sigurisht, fitorja e demokratëve në Amerikë mund ti japi automatikisht Edi Ramës një mandat tjetër në Shqipëri, sepse marrëdhëniet e tij të deklaruara me familjen Soros dhe ndikimi i rrjeteve ndërkombëtare në debatin politik shqiptar janë çështje që meritojnë vëmendje nga shqiptarët.

Ndërsa Alexander Soros feston fitoren e demokratëve në Amerikë, shqiptarët kanë të drejtë të pyesin se çfarë do të ndodhë me marrëdhënien politike shqiptare dhe aktorët ndërkombëtarë me pushtetin e Ramës në Tiranë.

© Copyright of PatriotikMedia.al

Back To Top