Avokati Erald Aga: Ose Erion Veliaj përballet me akuzën e kallëzimit të rremë, ose Toni-Rama duhet të merren të pandehur!

Nga Redaksia – Avokati Erald Aga ka ngritur një pikëpyetje të fortë juridike lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së Erion Veliajt dhe bisedës së tij me Tonin, duke sjellë në vëmendje edhe precedentin gjyqësor të njohur si çështja “Salianji”.

Sipas Agës, duke marrë si pikë referimi precedentin “Salianji”, lidhur me deklaratat publike për çështjen “Babale”, në këtë rast ekzistojnë dy mundësi që duhen trajtuar nga drejtësia.

“Ose Erion Veliajt i shtohet akuza e re e ‘kallëzimit të rremë’, ose Toni-Rama merren të pandehur për ‘shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunë për të kryer ose moskryer një veprim’, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’”, shprehet avokati.

Aga e lidh këtë dilemë me mënyrën se si duhet të veprojë Prokuroria e Posaçme, duke vënë në pikëpyetje nëse hetimi do të zhvillohet mbi bazën e fakteve dhe përgjegjësive konkrete apo do të ndikohet nga interesa të tjera.

Në fund, avokati lë edhe një kusht të qartë për drejtësinë shqiptare:

“Gjithmonë, nëse SPAK-u funksionon, jo me regji siç pretendonte Erion Veliaj sipas bisedës me Tonin.”

Deklarata e Erald Agës ngre një çështje thelbësore: nëse në këtë histori ka pasur kallëzim të rremë, presion, kanosje apo ndikim të paligjshëm, atëherë përgjegjësia duhet të hetohet për të gjithë personat e përfshirë, pa përjashtime dhe pa standarde të dyfishta.

Tani radha është e SPAK-ut: të tregojë nëse drejtësia vepron mbi bazën e ligjit apo sipas një skenari të paracaktuar.

© Copyright of PatriotikMedia.al

Back To Top