Rama kërkon ndihmë: Pesë këshilltarë izraelitë mbërrijnë në Tiranë me Avioninin privat 4X-CRZ …

Nga Redaksia – Gjergji Thanasi ka postuar me ironi mbërritjen e 5 këshilltarëve izraelitë në Tiranë. Redaksia e PatriotikMedia.al nisi verifikimet dhe, sipas informacionit të siguruar nga burimet tona, një takim sekret është zhvilluar në Hotel Dajti.

Kush janë pesë këshilltarët izraelitë dhe çfarë u diskutua në këtë takim?

Sipas informacionit që i është përcjellë PatriotikMedia.al nga burime brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme, pesë shtetasit izraelitë kanë mbërritur në Shqipëri dhe kanë zhvilluar një takim me ministrin Ervin Demo. Ky takim nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur nga redaksia.

Avioni 4X-CRZ në itinerarin Tel Aviv–Tiranë

Pamjet e dërguara në redaksinë tonë nga Flightradar24 paraqesin historikun e fluturimeve të datës 20 tetor 2026, ku shfaqet itinerari Tel Aviv–Tiranë dhe fluturimi i kthimit Tiranë–Tel Aviv. Në fotografinë e avionit duket regjistrimi 4X-CRZ.

Gjergji Thanasi e lidh mbërritjen e avionit me ardhjen e pesë këshilltarëve izraelitë dhe përmend kompaninë Arrow Aviation, të cilën e falënderon me ironi për transportin e tyre drejt Tiranës.

Çfarë roli kanë këshilltarët izraelitë?

Në një kohë kur Shqipëria po përjeton protesta dhe tensione politike, lindin pyetje mbi qëllimin e kësaj vizite, profilin e personave që kanë mbërritur dhe natyrën e takimeve të tyre me autoritetet shqiptare.

Deri në publikimin e këtij shkrimi, redaksia nuk ka siguruar konfirmim të pavarur për identitetin e pesë personave, funksionin e tyre si këshilltarë apo objektin e takimit të pretenduar me ministrin e Punëve të Brendshme.

Postimi i Gjergji Thanasi-t

“Të dashur miq, nga thellësia e zemrës i uroj mirëseardhjen në Aeroportin e Rinasit të 5 (pesë) këshilltarëve izraelitë, që do ta ndihmojnë Sundimtarin e Surrelit të përballet me sukses me zemërimin e popullit shqiptar.

Një falënderim special shkon për kompaninë izraelite Arrow Aviation, që i solli ata në Tiranë me këtë avionin Cesna, që është në foto!

O kryeministri Edvin nuk thonë kot anglezët:

A friend in need is a friend indeed.

P.S.

Sapo të mësoj emrin e hotelit, ku po qëndrojnë mysafirët izraelitë, do t’i bëj reklamë në Facebook-un tim!!!”

© Copyright of PatriotikMedia.al

Back To Top