A duhet kthyer Sheshi i Flamurit në gjendjen që ishte, me Monumentin dhe Shatërvanin me katër sferat në vendet e tyre?!
Nga Gëzim Zilja:
Ditën e diel, ende pa tretur mirë kaposhin, më 03.01.2021, vlonjatët morën sihariqin e madh nga kryeministri shqiptar:
“Mirëmëngjes dhe me projektin transformues të Sheshit të Flamurit në Vlorë, një tjetër kontribut i arkitektit të mirënjohur belg, Xavier de Geyter, që nis të jetësohet së shpejti si pjesë e transformimit të Vlorës në një realitet të ri mesdhetar, ju uroj një të dielë të qetë”.
Më poshtë keni tre foto: si ishte Monumenti i Pavarësisë, maketin që u tregoi vlonjatëve Kryeministri në mëngjesin e datës 03.01.2021 dhe si është sot.



Një nga tre ndërtuesit e këtij monumenti, Muntaz Dhrami, Skulptor i Popullit, është shprehur:
Jam kundër kësaj vendosjeje që kanë menduar, humb çdo lloj marrëdhënie e monumentit me spektatorin. Monumenti tani, duket sikur është bërë një skulpturë dekorative e ndonjë shtojzavalleje dhe nuk ka asnjë linjë, që lidhet me monumentin e nuk krijohet ai emocioni i veçantë. Muri prej betoni nuk ka të bëjë fare me frymën e monumentit.
Nëse kolegët do e shihnin do skandalizoheshin.
A duhet kthyer Sheshi i Flamurit në gjendjen që ishte, me Monumentin e Pavarësisë dhe Shatërvanin me katër sferat në vendet e tyre?!
© Copyright of PatriotikMedia.al


