Olsi Jazexhi: Iku edhe spiunja e Mossadit izraelit Vlora Hyseni …

Nga Redaksia – Një reagim i fortë ka ardhur nga Olsi Jazexhi pas zhvillimeve të fundit që lidhen me ish-drejtoren e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Jazexhi shkruan me tone ironike për largimin e Hysenit nga drejtimi i SHISH-it, duke e shoqëruar postimin me një referencë të drejtpërdrejtë ndaj Mossad-it izraelit.

Iku edhe spiunja e Mosadit izraelit Vlora Hysenaj, shkruan Jazexhi.

Më tej, ai e lidh zhvillimin me atë që e quan “Kaderi i Allahut”, duke shkruar:

Kaderi i Allahut vepron në mënyra të paimagjinueshme.

Në pjesën tjetër të reagimit, Jazexhi ngre pyetje për disa figura nga Kosova që, sipas tij, ndodhen në Tiranë.

Si do i shkoj halli Albatros Rexhaj, Milazim Gashit dhe kollovarëve/mercenarëve kosovarë të Mosadit që strehohen në Tiranë tani?, shkruan ai.

Hyseni nën arrest shtëpie dhe jashtë drejtimit të SHISH

Reagimi vjen pas një zhvillimi të paprecedentë në institucionet e sigurisë shqiptare. Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, caktoi ndaj Vlora Hysenit masën “arrest në shtëpi” dhe “pezullim nga ushtrimi i detyrës publike”.

SPAK e heton Hysenin për veprat penale “përkrahja e autorit të krimit” dhe “zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, në kuadër të një hetimi që lidhet me dosjen e AKSHI-t.

Në momentin kur u mor masa, Hyseni ndodhej jashtë Shqipërisë, në Baku të Azerbajxhanit. Më pas ajo u kthye dhe u vetëdorëzua në pikën kufitare të Morinës, duke iu dorëzuar autoriteteve shqiptare.

Kryeministri Edi Rama njoftoi ndërkohë shkarkimin e saj nga drejtimi i SHISH-it, duke theksuar se dyshimet ndaj saj duhet të zbardhen përmes procesit të drejtësisë.

Ndërsa akuzat për lidhje të Hysenit me Mossad-in dhe cilësimet ndaj personave të tjerë të përmendur në reagimin e Jazexhit janë pjesë e deklarimeve të tij dhe janë të vendosura si fakte nga ana e tij, por jo si burime zyrtare.

Zhvillimi i fundit e ka kthyer tashmë çështjen Hyseni në një nga dosjet më të ndjeshme që prek strukturat e sigurisë shqiptare.

© Copyright of PatriotikMedia.al

Back To Top