Nga Redaksia – Debati politik në Shqipëri vazhdon të jetë i përfshirë nga tensione të forta mes qeverisë dhe qytetarëve që kërkojnë më shumë transparencë, drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet.
Pas shumë vitesh në pushtet, Rama ka ende interesa dhe projekte të pa përfunduara, ndërsa qytetarët kërkojnë që vendimmarrjet që prekin pasuritë dhe të ardhmen e vendit të jenë të hapura dhe të kontrollohen nga institucionet.
Shqiptarët sot e dinë se Rama nuk largohet vullnetarisht nga pushteti për t’i hapur rrugë një qeverisjeje tjetër dhe se ai do të përdorë çdo mjet politik dhe dhune për të ruajtur kontrollin dhe për të dobësuar çdo revoltë qytetare ndaj tij.
Trimëria u duke sot pas rreth 4 orësh, kryeministri Rama u shfaq në Parlament, ndërsa jashtë godinës po zhvillohej protesta e qytetarëve. Pas mbërritjes së tij në Kuvend, situata u tensionua dhe policia ndërhyri ndaj protestuesve.
Pyetja që ngrihet nga qytetarët është: pse një qeveri që deklaron se gëzon mbështetjen e shumicës ndihet e kërcënuar nga një protestë qytetare?
Kur Rama paska shumicën pse përdor forcën?
Shqiptarët kanë të drejtën kushtetuese për të protestuar dhe për të kërkuar llogari nga pushteti. Çdo përdorim i forcës nga institucionet shtetërore duhet të jetë i bazuar në ligj, i domosdoshëm dhe proporcional.
Në qendër të kritikave është vendosur edhe SPAK-u, i cili nga një pjesë e opinionit publik akuzohet për mungesë veprimi ndaj kryeministrit Rama. Shqiptarët kërkojnë që drejtësia të jetë e barabartë për të gjithë dhe që hetimet të mos ndikohen nga pozita apo pushteti i personave që mbajnë poste të larta.
Përballë kësaj situate, shumë qytetarë besojnë se ndryshimi kërkon angazhim qytetar, protesta ndaj Ramës dhe një kërkesë të vazhdueshme për institucione që funksionojnë në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Përballë kësaj situate, shumë qytetarë besojnë se ndryshimi nuk mund të vijë vetëm nga institucionet politike, por edhe nga pjesëmarrja qytetare, përmes protestave dhe kërkesës për respektimin e demokracisë dhe shtetit ligjor.
Shqipëria ka nevojë për institucione të forta, drejtësi të pavarur dhe një sistem ku çdo zyrtar, pavarësisht postit, të mbajë përgjegjësi përpara ligjit.
Ndalohet kopjimi sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al

