Nga Redaksia – Qeveria miratoi sot projektligjin për ndryshimet në ligjin “Për përdorimin e tokave bujqësore për ndërtimin e parqeve fotovoltaike dhe eolike”, një nismë që pritet të hapë debat mbi përdorimin e tokës bujqësore për investime në energjinë e rinovueshme.
Gjatë diskutimeve në parlament u kërkua që kufijtë dhe kriteret për zhvillimin e këtyre projekteve të përcaktohen qartë në ligj dhe të mos lihen në kompetencë të vendimeve të Këshillit të Ministrave.
U ngrit gjithashtu një sërë pyetjesh lidhur me zbatimin e politikave në këtë sektor, duke kërkuar transparencë mbi numrin e licencave dhe lejeve të dhëna deri më tani për parqe eolike dhe agro-fotovoltaike në toka bujqësore, si edhe për projektet e miratuara në toka me bonitet 9 dhe 10.
Debati vjen në një kohë kur në qarqet politike po diskutohet edhe një tjetër nismë e pritshme ligjore, ajo për mundësinë e shitjes së tokave bujqësore shtetasve të huaj, çështje që pritet të ngjallë reagime të forta publike dhe politike.
Më poshtë mund të lexoni:
Pa u tharë mirë boja e këtij akti, qeveria e Rilindjes ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore tek personat fizikë dhe juridikë të huajve”, një nismë kjo që ka hapur debat të fortë politik dhe publik për të ardhmen e një prej pasurive më të rëndësishme të vendit.
Projektligji, i formuluar nga kryeministri Edi Rama, sipas dokumenteve zyrtare synon krijimin e një kuadri ligjor për investimet e huaja në sektorin bujqësor dhe zgjidhjen e paqartësive ligjore që kanë ekzistuar deri më tani. Megjithatë, ekspertët shprehin shqetësimin se formulimi i kësaj nisme mund të lehtësojnë kalimin e tokës bujqësore në duart e investitorëve të huaj.

Në debatin publik janë ngritur pyetje se cilët investitorë mund të përfitojnë më shumë nga ky projektligj. Disa eksperte kanë shprehur shqetësimin se edhe investitorë izraelitë mund të jenë ndër përfituesit, megjithëse projektligji nuk përmend ndonjë shtet apo kombësi të veçantë përvecse personave fizikë dhe juridikë të Izraelit në përgjithësi.
Kundërshtarët dhe ekspertet qe kundershtojne projektligjin pyesin se përse qeveria po e shtyn këtë nismë në një kohë kur sektori bujqësor shqiptar vazhdon të përballet me vështirësi të shumta, mungesë subvencionesh dhe emigrim të fermerëve. Sipas eksperteve, prioritet duhet të jetë mbështetja e prodhuesve vendas dhe rritja e prodhimit bujqësor, jo lehtësimi i blerjes së tokës nga izraelitët.
Në shumë vende të botës ekzistojnë rregulla të posaçme për blerjen e tokës bujqësore nga shtetas të huaj. Disa shtete e lejojnë këtë vetëm në kushte të caktuara, ndërsa të tjera vendosin kufizime ose kontrolle të forta për të mbrojtur interesin kombëtar, sigurinë ushqimore dhe pronësinë mbi tokën.
Për shqiptarët, toka bujqësore nuk është thjesht një aset ekonomik. Ajo përfaqëson një pasuri strategjike që lidhet me sovranitetin, zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen e bujqësisë shqiptare. Për këtë arsye, ata kërkojnë transparencë të plotë mbi qëllimin e projektligjit, garanci ligjore për mbrojtjen e fermerëve shqiptarë dhe një debat të gjerë publik përpara miratimit të çdo ndryshimi.
Ndërkohë, qeveria e Rilindjes argumenton se nisma synon të krijojë një klimë më të favorshme për investimet dhe zhvillimin e sektorit bujqësor. Debati pritet të vazhdojë edhe pas përfundimit të konsultimit publik, pasi projektligji prek një nga pasuritë më të rëndësishme të Shqipërisë: tokën bujqësore.
Ndalohet kopjimi sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al

