Prandaj e donte koncertin Rama se i duheshin 4 milionë euro Kanye West? Se kishte një hall për të mbyllur …

Nga Redaksia – Mesa duket, Kanye West nuk paska ardhur në Shqipëri vetëm për diellin, detin apo mikpritjen. Reperi amerikan ka edhe ca halle të vogla me drejtësinë amerikane, që kushtojnë… vetëm mbi 1 milion dollarë.

Një ish-punonjës i tij, Anthony Saxon Netelkos, i ka kërkuar gjykatës që ta detyrojë Kanye të paguajë plot 1.2 milionë dollarë tarifa avokatësh, pasi më herët fitoi gjyqin kundër artistit për shkelje të Kodit të Punës në Kaliforni.

Sipas dokumenteve të publikuara nga TMZ, beteja ligjore zgjati afro tre vite, me qindra orë pune të avokatëve dhe shpenzime që kaluan qindra mijëra dollarë. Tani, faturës së Kanye-t mund t’i shtohet edhe një çek me shtatë shifra.

Dhe këtu lind ironia.

Kur dëgjon se qeveria shqiptare pagoi rreth 4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West, dikush mund të pyesë me humor: mos vallë nuk ishte investim për turizmin, por ndihmë për avokatët?

Sigurisht, kjo mbetet vetëm një ironi, por mund të jetë edhe si provë, që pagesa për koncertin të ketë lidhje me problemet ligjore të reperit. Ndërkohë Rama i bëri reklamën Kanye i mori 4.2 milion për një koncert, ndërsa në SHBA e presin faturat e gjykatës.

Në fund, mbetet për t’u parë nëse gjykatësi do t’ia miratojë kërkesën ish-punonjësit. Nëse po, Kanye mund ta kujtojë me nostalgji koncertin në Shqipëri si një nga “giget” më fitimprurëse të karrierës së tij.

Ndalohet kopjimi sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al

Back To Top