Nga Redaksia – Kryeministri Rama akuzohet se ka ndërmarrë një politikë që po nxjerr në shitje pasuritë strategjike të Shqipërisë, duke i kaluar ato në favor të interesave private përmes projekteve dhe vendimeve të ndryshme qeveritare.
Në qendër të këtyre akuzave renditen planet për zhvillimin e Kalasë së Porto Palermos, projektet e parqeve fotovoltaike, Korporata e Investimeve dhe paketa të ndryshme që lidhen me tokat publike dhe zonat malore. Sipas akuzave të ngritura, këto iniciativa po shërbejnë për transferimin e pronës publike tek një numër i madh përfituesish.
Kryeministri gjatë viteve të fundit ka realizuar një rishpërndarje të gjerë të tokës bujqësore në favor të Izraelitëve, dhe mbështetësve të pushtetit. Në të njëjtën linjë përmenden edhe vendimet për Gjadërin, ishullin e Sazanit dhe dhënien e 88 hektarëve tokë publike në Pyllin e Sodës, të cilat paraqiten si shembuj të administrimit të aseteve strategjike që kanë shkaktuar debat publik.
Një tjetër akuzë lidhet me zhvillimet demografike dhe administratën shtetërore. Pretendohet se po zbatohet një politikë që nxit largimin e shqiptarëve nga vendi, ndërsa ministrat kanë marrë urdhra verbalë për të larguar drejtuesit mbi moshën 55-vjeçare dhe për t’i zëvendësuar me emërime politike.
Më poshtë mund të lexoni:
Në debat është rikthyer edhe çështja e përgjegjësisë për këto vendime. Gjatë një komisioni hetimor parlamentar, Kryeministri është shprehur se dokumentet i mbërrijnë për firmë dhe ai i firmoste “pasi” kalonin procedurat përkatëse. Megjithatë, kundërshtarët e tij politikë argumentojnë se firma e Kryeministrit Rama përfaqësonte përgjegjësinë më të lartë ekzekutive dhe se çdo vendim që prekte pronën publike, territorin apo interesat strategjike të Shqipërisë mban përgjegjësi politike dhe penale.
Pikërisht për këtë arsye, debatet mbi administrimin e pasurive kombëtare, transparencën e vendimmarrjes dhe mbrojtjen e interesit publik pritet të mbeten në qendër të përplasjes politike edhe në vijim.
Ndalohet kopjimi sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al

