Edi Rama nisi rrethimin dhe izolimin e Shqipërisë …

Nga Erald Aga:

Pamjet e sotme nga Tirana tregojnë më shumë sesa një rresht gardhesh metalike dhe forca policie të vendosura në rrugë. Ato tregojnë frikën e një pushteti që po izolon qytetarët e vet dhe po sillet me Shqipërinë si një territor të rrethuar. Gardhet, kontrollet dhe bllokimet nuk janë më masa sigurie, por simboli i një regjimi që ka humbur lidhjen me popullin.

Edi Rama sapo nisi rrethimin, gjembizimin dhe izolimin e Shqipërisë.
Një kryeministër që ngre barriera kundër qytetarëve të tij, nuk po mbron shtetin, por po mbron pushtetin personal.

Sot, më shumë se kurrë, shqiptarët duhet të heqin “telat me gjemba” që po vendosen mbi lirinë, fjalën e lirë dhe të drejtën për të protestuar. Shqipëria nuk mund të shndërrohet në një vend ku qytetarët mbahen larg institucioneve të tyre me gardhe metalike dhe me kordonë policie.

Historia ka treguar se çdo pushtet që izolon popullin, përfundon i izoluar vetë nga historia. As propaganda, as frika dhe as policia nuk mund ta mbysin revoltën e një populli që ndjen se po i merret vendi i tij.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për rrethime, por për liri. Nuk kanë nevojë për izolim, por për shpresë dhe dinjitet. Çdo gardh i ngritur sot në rrugët e Tiranës është një dëshmi e qartë se kjo qeveri nuk beson më tek qytetarët e saj.

Koha kërkon reagim qytetar dhe rezistencë demokratike kundër izolimit dhe frikës që po i imponohen vendit.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *