Nga aktivisti Andrea Bregu:
Që ditën e parë të daljes së emrit të Skënder Hitajt në publik është parë një propagandë e shfrenuar në shërbim të Skënder Hitajt, për t’i pastruar atij figurën dhe për të mos i vënë atij asnjë përgjegjësi mbi rolin si Drejtor i Policisë në raport me dhunën e shfrenuar që ka të bëjë me urdhërat që ai realisht jep.
Kurrë nuk e përjashtoj faktin se ka militantë të verbër që janë të zellshëm për të dhunuar qytetarët dhe aktivistët por që këta të mos veprojnë pa asnjë urdhër kjo është e tepruar.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë parimisht nuk është një post politik që zbaton urdhëra politikë dhe nuk mban përgjegjësi për ato urdhëra që i jepen pasi ai nuk mund të thotë që “unë urdhërat zbatova”, ai mban përgjegjësi personale dhe penale për çdo sjellje të policisë ndaj çdo qytetari pasi është ai që garanton që urdhëheqja e policisë, nga shefat e komisariateve deri tek punonjësi i thjeshtë i policisë nuk shkel dhe nuk privon asnjë liri apo të drejtë të qytetarëve.

Në realitet është e kundërta, Skënder Hitaj është vendosur aty nga persona politikë si Belinda Balluku dhe Edi Rama dhe zbaton vetëm urdhëra politikë kundër qytetarëve dhe kundër kundërshtarëve politikë. Hitaj është vendosur në atë pozicion sepse premtoi që do të vinte me dorë të hekurtë ndaj çdokujt që do ti cënonte Ramës pozitat e pushtetit dhe ky është fakt që po del në dritë dita-ditës.
Nëse thuhet që Skënder Hitaj është “drejtues shëmbullor dhe që zbaton ligjin” kjo është në bazë të interesave që nuk është se për mua ka shumë rëndësi por fakt është që duke ardhur me dorë të hekurtë ndaj qytetarëve dhe ndaj kundërshtarëve politikë, kjo tregon që është duke qenë mecenar dhe i verbër ndaj urdhërave politikë.
Në këto 13 vite, ky edhe Sandër Lleshaj njihen për dorën e hekurtë ndaj qytetarëve dhe ndaj kundërshtarëve politikë. Nëse Sandër Lleshaj u bë kokë turku pas protestave për të ndjerin Klodian Rashën ky nuk ka për t’u bërë kokë turku deri në momentin që militantët do të kenë viktimën e rradhës duke bërë krim shtetëror dhe Ramës do t’i vijë litari në fyt për ta hequr. Unë uroj që të mos ketë viktima sa është ky pasi do të vërtetohej ajo që unë kam thënë në këtë postim por për fat të keq ky është realiteti.
Për ta mbyllur, Skënder Hitaj nuk është Skënder Hitaj por Skënder Balluku që u vendos aty vetëm nëpërmjet një marrëveshjeje midis Ramës dhe Belindës pasi në realitet Belinda është ende në qeveri me njerëzit e saj dhe një nga ta është edhe pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
