Skandalet nuk ndalen në Shqipëri: Taulant Muka denoncon Liceun Francez: Drejtori francez 10 mijë €/muaj, shqiptarët s’kanë asnjë lehtësi …

Nga Redaksia – Taulant Muka ka nxjerrë në pah një tjetër skandal të Liceut Francez në Shqipëri, ku drejtori francez do të përfitojë 10,000 euro në muaj, plus lehtësira doganore dhe përjashtime nga taksat, ndërsa shqiptarët e arsimuar jashtë vendit duhet të luftojnë me burokracinë për njohjen e diplomave të tyre.

“Drejtor francez – pagë e majme, privilegje pa fund. Shqiptarët me doktoratura dhe eksperiencë jashtë – duhet të shkojnë në gjykata për të njohur titujt e tyre. Dhe në fund, shumë detyrohen të marrin sërish valixhet dhe të largohen,” shkruan Muka, duke ironizuar një sistem që favorizon të huajt mbi vëndasit.

“Është e papranueshme që në vendin tonë të favorizohen të huajt me privilegje të tilla, ndërsa shqiptarët e kualifikuar shtypen nga burokracia dhe padrejtësitë institucionale,” përfundon Muka, duke lënë një mesazh të qartë për qeverinë: më shumë drejtësi, më pak privilegje për të huajt.

Skandalet nuk ndalen, shqiptarët paguajnë!

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *