Nga Avokati Altin Goxhaj:
Kur sheh se kush na drejton kupton se në çfarë haleje është katandis Shqipëria dhe pse po shpopullohet…
Nuk ka nevojë të jap shpjegime për PS se s’ka mbet gjë për të thënë, e aq më pak për 64 mijë votat e naivëve që i paguan për 6 muaj 40 milionë lekë rrogë e kompensime hallos greke të Tikut të Soros, Ana Dajko, për të mos thënë asnjë fjalë në Parlament (shyqyr që s’ka fol gjithsesi).
Kur hedh sytë nga përjashtimet skandaloze të Partia Demokratike, kupton dekompozimin e politikës, por akoma dhe më shumë e kupton halenë ku ndodhemi kur mendon se si një personazh si Ervin Salianji, një krijesë Çili-Soros, sot përfaqëson faktorin më të rëndësishëm kundërveprues politik!
Por më erdhi ndot me sulmet që iu bënë një drejtuesi lokal politik të PD në Plazhi i Durrësit, duke e akuzuar si bandit të Ndragetës… E kam njohur në fushatë si makinë votash (unë jetoj në Plazhin e Durrësit përgjatë verës)!
Ai ka qenë në krah të Sali Berisha që në 2021 kur Salianji ishte me Lulin, por sot ai ka mbështetur Salianjin — zgjedhja e tij që nuk më intereson arsyeja, por e drejta e tij për të pasur qëndrimin e tij.
I kishin qëndis fletërrufenë e radhës dje këta të PD zyrtare dhe mu kujtuan fletërrufetë kundër Azem Hajdari në vitet ’90. Ai ka mbledh vota si kali që këta të PD të kenë vota, por sulmi nuk i erdhi as nga PS, as nga kundërshtarët, por nga këta që kanë vota edhe prej tij.
Asnjë mirënjohje, asnjë kursim, asnjë mëshirë: asgjësim total ndaj armikut të ri!
Mënyra se si funksionon sulmimi degjenerues i brendshëm brenda grupeve dhe forcave politike opozitare tregon se sa i kalbur është sistemi, ku lufta brenda llojit është 100-fish më e ligë dhe më vrastare se ajo që të bën pushteti i komunistëve — pasi i njëjti standard është.
E pyetën At Gjergj Fishta:
“Si jemi ne shqiptarët o Atë?”
Dhe ai u përgjigj:
“SIÇ NA DO HASMI, BIR!”
