DENONCIM/ Rama dhe banda e tij fshijnë provat: Inceneratorët dhe arkivat që u zhdukën përfundimisht …

Nga Redon Meksi:

Arkivat e Këshillit të Ministrave, një nga thesaret më të rëndësishme të shtetit shqiptar, janë zhdukur përfundimisht. Çdo VKM, relacion, procesverbal dhe akt zyrtar para vitit 2022 është fshirë.

Rasti më flagrante? Mbledhja famëkeqe ku brenda një dite u miratuan 17 inceneratorë. Sot, ajo mbledhje nuk ekziston më në arkivat elektronike. Çdo dokument që mund të ekspozonte përgjegjësinë e Edi Ramës dhe shpurës së tij është zhdukur mistershëm.

Dikush mund të thotë: “I ka fshirë Irani me sulmin kibernetik.” Por pyetja që ngrihet është e qartë: a është kjo një sulm real, apo thjesht pretekst për të mbuluar krimet e qeverisë?

Edi Rama dhe banda e tij kanë përdorur pushtetin për të manipuluar arkivat e shtetit, duke fshehur provat që e nxirrnin atë si kryetar i një organizate kriminale. Shqiptarët nuk kanë më akses në dokumentet që do të tregonin skandalet e inceneratorëve dhe vendime të tjera të dyshimta që shkatërruan paratë e taksapaguesve.

Publiku duhet të dijë të vërtetën: dokumentet janë zhdukur, krimet e Ramës mbeten të pahetuara, dhe historia e inceneratorëve është bërë një mister tërësor.

Zgjidhni vetë çfarë të besoni. Por e vërteta është e pamohueshme: Edi Rama dhe banda e tij po fshijnë gjurmët e krimit të organizuar në Shqipëri.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *