Edi Rama: Publikoi ftesen e Trump ose prano Manipulimin …

Nga Fatmir Merkoçi:

Rama doli dhe deklaroi se ka një “ftesë personale” nga Donald Trump.
Kjo nuk është fjali dekorative. Kjo është pretendim serioz diplomatik. Dhe një pretendim i tillë ka vetëm dy mundësi:

  • ose është i vërtetë,
  • ose është mashtrim politik.

Nëse është i vërtetë, publiko dokumentin. Me emër. Me adresim. Me formulim të qartë.
Nëse nuk e publikon, atëherë po përdor emrin e Presidentit amerikan si mburojë për krizën e brendshme politike.

Mos e përdor Shqipërinë si alibi personale. Nëse ftesa i është dërguar Republikës së Shqipërisë, atëherë mos e paraqit si privilegj personal.
Shqipëria nuk është pronë private. Diplomacia nuk është marketing elektoral. Shteti nuk është instrument pastrimi imazhi.
Të transformosh një komunikim institucional në “afrim personal” është deformim i së vërtetës.

Prestigji nuk ndërtohet me fjalë.

Nëse ke marrë mbështetje reale ndërkombëtare, publikoje.
Nëse jo, atëherë kemi përballë një tjetër operacion propagandistik.

Nuk është hera e parë që perceptimi ndërtohet më shpejt se realiteti. Nuk është hera e parë që fjala përdoret për të mbuluar mungesën e dokumentit.
Por këtë herë prova është e thjeshtë: kjo është letër zyrtare ose jo.

Mos u fshi pas korridoreve. Të sfidoj publikisht.

Publiko ftesën personale.

Nëse nuk ekziston në formën që pretendon, atëherë kërko ndjesë publike për manipulim.
Sepse përdorimi i emrit të Presidentit të SHBA për konsum të brendshëm politik, pa transparencë, është akt i rëndë përgjegjësie politike.
Dhe në politikë, kur nuk ke dokumentin, ke vetëm propagandën.

Kujdes, spiunët.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *