Nga Redaksia:
Dokumentet e publikuara së fundmi nga autoritetet amerikane mbi çështjen Jeffrey Epstein po nxjerrin në dritë një kapitull të errët që shkon përtej skandalit seksual. Sipas tyre, bashkëpunëtorë të Epstein-it planifikuan të fitonin akses në asetet shtetërore të ngrira të Libisë, me mbështetje të mundshme nga ish-zyrtarë të inteligjencës britanike dhe izraelite.
Nëse kjo hipotezë konfirmohet, ishulli famëkeq nuk ishte vetëm qendër pedofilie – ishte laborator i pushtetit dhe shantazhit, ku politikanë, bankierë dhe miliarderë rekrutoheshin për të shërbyer agendat e errëta të elitave perëndimore.
3.5 milionë faqe – arkiv që mund të rrëzojë perandori
Autoritetet amerikane publikuan rreth 3.5 milionë faqe dokumentesh të klasifikuara, që hedhin dritë mbi rrjetin e Epstein-it. Përtej abuzimeve, bie në sy profili i pjesëmarrësve: figurë kyçe të politikës, financës dhe teknologjisë.
Në këtë kontekst, zhvillimet në SHBA marrin një tjetër kuptim. Presidenti Donald Trump sfidoi drejtimin e Rezervës Federale dhe propozon alternativa si Kevin Warsh, i cili sipas dokumenteve rezulton i përfshirë në një nga festat private të Epstein-it, bashkë me 42 të tjerë.
Ishulli që nuk ishte thjesht ishull
Sipas dokumenteve, ishulli nuk është rastësi. Ai duket si qendër rekrutimi dhe shantazhi, ku pushteti i perëndimit manipulohet në errësirë.
Ditën, elitat vendosin sanksione dhe flasin për demokraci. Natën, sipas materialeve, mblidhen në një territor jashtë ligjit për të kryer akte ndaj të miturëve, duke u përdorur si instrument shantazhi për të kontrolluar vendimet politike të ardhshme.
Emra të njohur, heshtje e madhe
Lista përfshin Princin Andrew, Bill Gates, Elon Musk, Kevin Warsh dhe shumë të tjerë. Për shumicën nuk ka akuza penale, por pyetja nuk është ligjore – është morale dhe politike. Sa vendime shtetërore janë diktuar nga kasetat që nuk i ka parë askush?
Një histori që sapo ka filluar
Dosjet Epstein tregojnë një portret të qytetërimit perëndimor, ku elitat që predikonin liri dhe demokraci mund të rezultojnë robër të mëkateve të tyre më të ndyra. Ishulli nuk është thjesht një territor – është simboli i fuqisë dhe shantazhit që kontrollon botën pas skenave.
