Shqipëria po paguan çmimin e tradhtisë së Kryeministrit të saj
Nga Redaksia:
Dokumentat e firmosura në 2014 tregojnë qartë: Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, nuk ka pasur dëshirë të mbrojë interesin kombëtar, po të hapte derën e Shqipërisë për projekte të pista ndërkombëtare. Takimi i tij me delegacionin e DP World dhe Sulltanin e Dubait në 2014, nuk ishte një takim normal diplomatik – ishte fillimi i tradhtisë së hapur ndaj kombit shqiptar.
Ishulli Sazan, një pasuri kombëtare dhe strategjike, u shndërrua në “Mini-Dubai” nga Jeffrey Epstein, Sulltani i Dubait Ahmed bin Sulayem dhe më vonë Jared Kushner me kompaninë e tij Affinity Partners. Projekti, i ndjekur pas arrestimit të Epstein-it nga miliarderë arabë të pista, lidhet me trafikim fëmijësh, kokainë dhe larje parash. Dhe Edi Rama? Ai nuk reagoi, ai lehtësoi dhe mbështeti këto projekte kriminale.
Kjo është tradhti e pastër: një kryeministër që shet vendin e tij për përfitime personale dhe lidhje me oligarkë ndërkombëtarë të dyshimtë. Shqipëria, falë Ramës, është kthyer në terren për projekte kriminale dhe satanike ndërkombëtare.
Rama nuk është vetëm politikani i debatueshëm i njohur, ai është tradhtari i hapur i kombit shqiptar. Pas Sazanit, askush nuk mund të mohojë se Shqipëria po përdoret si lojë e pisët e miliarderëve ndërkombëtarë, ndërsa kryeministri shqiptar mban heshtjen dhe bashkëpunon me ta.
PatriotikMedia.al do të vazhdojë investigimet, duke nxjerrë në dritë çdo fakt, çdo dokument dhe çdo lidhje që tregon qartë tradhtinë e Edi Ramës ndaj Shqipërisë.
