Ironia e “Demokracisë” amerikane: Bill Clinton flet për liri… vetëm kur i intereson …

Nga Redaksia:

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit në Minneapolis dhe situatës së emigrantëve ilegalë me disa postime të forta në rrjetet sociale:

“Republikanët fituan në masë të madhe zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 sepse u angazhuan për të nisur dëbimin masiv më të madh të kriminelëve emigrantë të paligjshëm në historinë amerikane. Operacionet tona po zhvillohen paqësisht dhe të rregullt, pa protesta apo trazira. Ndërsa qytetet dhe shtetet e drejtuara nga demokratët refuzojnë bashkëpunimin me ICE, duke vendosur kriminelët emigrantë mbi qytetarët që respektojnë ligjin dhe paguajnë taksa, duke krijuar rrethana të rrezikshme për të gjithë të përfshirët.”

Në Shtetet e Bashkuara, demokratët janë ekspertë të një arti të veçantë: të flasin për liri dhe demokraci… vetëm kur kjo u shërben interesave politike. Pas ngjarjeve të fundit në Minneapolis, ish-Presidenti Bill Clinton doli me një deklaratë dramatike, duke dënuar vrasjet dhe veprimet e forcave federale. Fjalët e tij janë të ashpra, plot emocione dhe thirrje për qytetarët të “mos dorëzojnë liritë e tyre 250-vjeçare”.

Më poshtë mund të lexoni:

Një skenë patetike që tingëllon bukur në media, por që ngre një pyetje të thjeshtë: ku ishin Clinton dhe shokët e tij kur pandemia e Covid-19 shkatërroi lirinë e amerikanëve? Kur qytetarët u detyruan të mbajnë maska, të mbyllnin bizneset dhe të ulnin lirinë e tyre për dekada me radhë, Clinton, Obama dhe gjithë elitës demokratike e heshtën, duke u përqendruar më shumë tek “kontrolli” dhe propagandimi se tek liria reale e popullit.

Më poshtë mund të lexoni:

Nëse nuk do të ishin për pandeminë e “fiktive” të Biden dhe Sorosit, miliona amerikanë do të kishin ruajtur të drejtën më themelore: lirinë për të jetuar pa frikë nga shteti. Por ja që kur bëhet fjalë për protesta, policë dhe emigrantë, Clinton dhe Obamë papritmas zgjohen nga gjumi i tyre moral dhe kujtojnë “demokracinë e shenjtë”.

Më poshtë mund të lexoni:

Kjo është logjika e demokratëve amerikanë: liria është e shenjtë… deri sa dikush e përdor për të kundërshtuar axhendat e George Sorosit dhe elitës globale. Kur preket populli nga pandemia ose politika e kufizimit, heshtje totale. Kur përplaset me veprimet e qeverisë dhe shkeljet e ligjit, menjëherë flitet për “drejtësi”, “demokraci” dhe “të drejta të qytetarëve”.

Në fakt, historia po tregon një realitet të thjeshtë: demokratët amerikanë flasin për liri vetëm kur u intereson. Ndërsa amerikanët e zakonshëm paguajnë çmimin e plotë të propagandës së tyre.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *