Nga Redaksia:
Shqipëria ndodhet përballë një prej operacioneve më të rënda të grabitjes së pasurisë kombëtare që nga shpallja e pavarësisë. Kjo nuk po ndodh në errësirë, as me dhunë ushtarake, por me ligj, të votuar në parlamentin e kthyer në noter të interesave mafioze.
Ligji i quajtur propagandistikisht “Paketa e Maleve” po paraqitet si zhvillim, investim dhe ringjallje ekonomike. Por pas fasadës së fjalëve boshe fshihet një skemë e mirëorganizuar eksproprimi, tjetërsimi dhe dhurimi të pronave shqiptare.
Në një tryezë të organizuar nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER) dhe Fondacioni Westminster për Demokracinë (WFD), me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Tiranë, u evidentuan disa probleme thelbësore të këtij projektligji.
Ekspertët ligjorë dhe të ekonomisë theksuan se projektligji krijon hapësira për korrupsion, pasi lejon shitjen e pasurive me tarifa simbolike, pa përcaktuar qartë zonat e prekura dhe pa kaluar në filtrat e gjyqësorit.
Por shtrohet pyetja që askush nuk po e bën: kush janë investitorët?
Qeveria flet për “investitorë strategjikë”, por nuk jep emra.
Nuk jep CV.
Nuk jep prejardhje kapitali.
Nuk jep garanci ligjore.
Kush janë këta investitorë?
A janë kompani reale apo guacka financiare?
A janë shqiptarë apo struktura të huaja të lidhura me fondacione dhe interesa spekulative?
Pse çdo gjë mbahet e fshehtë, ndërsa ligji ecën me shpejtësi përmes parlamentit?
Skandali më i madh: pse përfshihen pronat private?
Pika më alarmante e kësaj pakete është fakti se nuk po preken vetëm prona shtetërore, por edhe:
- kullota tradicionale,
- toka të trashëguara brez pas brezi,
- prona private të certifikuara ose në proces legalizimi,
- pasuri që shqiptarët i kanë ruajtur për shekuj.
Me çfarë të drejte trajtohen këto prona si tokë e lirë për t’u dhuruar?
Pse qeveria po sillet si pronare e një pasurie që nuk i përket?
Ky është thelbi i skemës: shteti sillet si ndërmjetës grabitjeje, duke ua marrë pronën qytetarëve dhe duke ia kaluar “partnerëve strategjikë”.
Kujt po ia dhuron Shqipërinë Rilindja Sorosiane?
Rilindja e Edi Ramës, e lidhur ngushtë me agjenda transnacionale dhe struktura sorosiane, po vepron sipas një modeli të njohur:
- privatizim i maskuar,
- ligje të paqarta,
- investitorë të padukshëm,
- përfitime të përqendruara tek pak njerëz.
Kujt po ia dhuron këto toka?
Cilët janë përfituesit realë pas kësaj pakete?
Pse shqiptarët përjashtohen nga vendimmarrja mbi pronën e tyre?
Një akt që nuk e bëri asnjë pushtues
Historia njeh pushtime, por rrallë ka parë një qeveri që të legalizojë grabitjen e territorit të vet.
Ajo që po ndodh sot nuk është zhvillim, por kolonizim ekonomik i brendshëm, i kryer nga vetë pushteti.
Edi Rama mund të ftohet në borde ndërkombëtare dhe të shfaqet si “reformator” jashtë vendit, por brenda Shqipërisë po ndërton trashëgiminë e tij reale:
kryeministri që e ktheu pronën shqiptare në plaçkë tregu për interesa të errëta.
Ky nuk është vetëm korrupsion – është tradhti ekonomike
Sot nuk po vidhen vetëm hektarë tokë.
Po vidhet:
- e drejta e pronës,
- trashëgimia historike,
- sovraniteti ekonomik,
- e ardhmja e brezave që vijnë.
Dhe gjithçka po ndodh me ligj, në heshtje, nën petkun e “zhvillimit”.
Pyetja mbetet:
a do të reagojnë shqiptarët para se të jetë tepër vonë?
