Lidl vjen në Shqipëri: Kompanitë shqiptare në rrezik nga konkurrenca gjermane …

TIRANËRrjeti gjerman i supermarketeve Lidl ka hedhur hapin e parë për të pushtuar tregun shqiptar, duke marrë statusin e investitorit strategjik nga qeveria shqiptare. Me një investim prej 105 milionë eurosh dhe ndërtimin e një qendre logjistike në Porto Romano, Durrës, Lidl synon të krijojë 2 500 vende pune dhe një rrjet supermarkete të fuqishëm në të gjithë vendin.

Por, kjo lëvizje nuk është e mirë për të gjithë. Kompanitë shqiptare të shitjes me pakicë janë të ekspozuara ndaj konkurrencës direkte me një gjigant ndërkombëtar që ka përvojë në çmime, logjistikë dhe marketing. Shumë biznese të vogla dhe të mesme mund të përballen me presion financiar dhe rrezikun e mbylljes, duke mos pasur mjetet e nevojshme për të qëndruar konkurruese.

Derisa Lidl përgatitet për hapjen e dyqaneve të para, ekspertët paralajmërojnë se tregu shqiptar mund të përjetojë një ndryshim dramatik në balancën e konkurrencës, ku kompanitë vendase do të duhet të luftojnë për të mbijetuar përballë fuqisë gjermane.

PatriotikMedia.al do të monitorojë nga afër çdo zhvillim të këtij projekti, duke raportuar mbi efektet reale që do të sjellë për ekonominë dhe bizneset shqiptare

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *