ANALIZA: Europa drejt falimentit: heshtje, mashtrim dhe kolaps politik …

Nga Fatmir Merkoçi

Gjeopolitika e Donald Trump e ka vendosur Europën përballë një krize të thellë ekonomike dhe politike, që po merr gjithnjë e më shumë përmasa falimenti. Megjithatë, në Bruksel dhe në kryeqytetet europiane mbizotëron heshtja totale. Askush nuk flet. Askush nuk sqaron.

Tarifat e vendosura nga administrata Trump shërbejnë vetëm si koperturë mediatike. E vërteta është shumë më e rëndë se propaganda zyrtare që u serviret qytetarëve europianë.

Ursula von der Leyen në grackë politike

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, duket se ka rënë në një grackë nga e cila nuk po arrin të dalë. Nuk ka transparencë, nuk ka komunikim publik, nuk ka sqarime mbi negociatat me Shtetet e Bashkuara.

Të gjitha shenjat tregojnë se bisedimet me Trump nuk kanë përfunduar në favor të Brukselit, ndryshe nga ajo që propaganda europiane përpiqet të krijojë si perceptim.

Goditja e parë: industria gjermane

Kriza pritet të godasë fillimisht industrinë automobilistike gjermane, shtyllën kryesore të ekonomisë europiane. Berlini nuk ka arritur të mbyllë një marrëveshje të qëndrueshme për tarifat me administratën Trump, ndërsa drejtuesit politikë gjermanë shmangin çdo deklaratë të qartë.

Ky fakt alarmues po fshihet qëllimisht nga publiku europian.

Frika e luftës si alibi politike

E zhytur në korrupsion sistemik, ku maja e ajsbergut përfaqësohet nga figura të njohura të establishmentit europian, përfshirë emra si Federica Mogherini, elitat majtiste kanë zgjedhur një strategji të vjetër: përhapjen e frikës së luftës.

Qëllimi është i qartë:
të shpërqendrohen popujt europianë,
të paralizohen protestat sociale,
të mbulohet kolapsi ekonomik që po vjen.

Heshtja që ngre dyshime

Në Komisionin Europian, Von der Leyen nuk jep asnjë informacion për gjendjen reale ekonomike dhe as për marrëdhëniet e tensionuara tregtare me SHBA-në.

Natyrshëm lind pyetja:
pse kjo heshtje e frikshme?

Në korridoret e pushtetit flitet për dosje komprometuese, mesazhe të fshira, të rikuperuara dhe tashmë të ndodhura në tavolinën e Donald Trump. Ky fakt do të shpjegonte bllokimin politik të kupolës europiane.

Meloni, Italia dhe frika e kolapsit financiar

Përplasja mes Ursula von der Leyen dhe Giorgia Melonit nuk ishte rastësi. As paditë dhe konfliktet institucionale.

Vetë Meloni ka paralajmëruar se një krizë financiare në Itali do të ishte një skandal i përmasave historike, që do të fundoste moralisht dhe politikisht gjithë kupolën europiane, përfshirë drejtuesen e saj.

NATO, fatura amerikane dhe thesari bosh

Trump ka ushtruar presion edhe përmes NATO-s, duke kërkuar që vendet europiane të përmbushin realisht detyrimet financiare.

Për vite me radhë, Europa ka përfituar nga mbrojtja amerikane pa paguar koston reale. Sot, fatura ka mbërritur.

Mos-pagimi sjell sanksione.
Prandaj Europa detyrohet të negociojë marrëveshje të reja me SHBA-në. Problemi është se thesari europian duket bosh.

Brukseli po anashkalohet

Kur Trump paralajmëroi Europën për politikat e saj të dështuara, veçanërisht për emigracionin masiv, elitat majtiste të ushqyera nga politikat sorosiane e injoruan.

Sot realiteti është ndryshe:
jo vetëm Italia, por edhe Franca, po kërkojnë marrëveshje dypalëshe me SHBA-në, duke anashkaluar Brukselin.

Kolaps politik, ekonomik dhe moral

Mediat europiane vazhdojnë të heshtin dhe të ushqejnë frikën e luftës. Por koha po mbaron.

Kupola europiane, me Von der Leyen në krye, ndodhet në një kolaps të plotë politik, ekonomik dhe moral. Europa po paguan çmimin e arrogancës së saj.

Ky është një realitet i dhimbshëm.
Por edhe fundi i një politike majtiste sorosiane, të cilën populli shqiptar e ka përjetuar dhe paguar më shumë se kushdo.

Shqipëria është përdorur si vend eksperimental i një mafie-shtet, ndërsa kryeministri i saj është shndërruar në portavoce të interesave sorosiane në Ballkan dhe Europë. Kjo shpjegon edhe tensionin, servilizmin dhe udhëtimet e shpeshta në dyert e kupolës europiane.

Kujdes nga spiunët.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *