Nga Redi Minga:
Për 35 vite me radhë, shqiptarët janë përdorur si mish për top në një teatër politik të ndërtuar nga elitat anti‑shqiptare Sorosiane, të cilat kanë luajtur role të ndryshme, por gjithmonë me të njëjtin qëllim: ruajtjen e pushtetit dhe kontrollin e revoltës popullore. Qeveri dhe opozitë, “të majtë” dhe “të djathtë”, janë ndërruar në skenë si aktorë të një drame të inskenuar, duke mashtruar një popull të varfëruar, të shtypur dhe të tradhtuar sistematikisht.
Edhe kësaj here, për të ruajtur lëkurën e tyre politike dhe për të shmangur ndëshkimin historik, politikanët Sorosianë kanë aktivizuar një strategji të re: përdorimin sërish të shqiptarëve si kavie laboratori, ashtu siç i kanë përdorur për dekada me radhë nën parrullat e rreme “demokratike”, “protestave qytetare” dhe “lëvizjeve opozitare” të kontrolluara nga e njëjta dorë. Në këtë skenar të radhës, emra të vjetër dhe fytyra të reja shfaqen si “shpresë”, por shërbejnë të njëjtin sistem që e ka mbajtur Shqipërinë peng për 35 vite.
Skenari është i qartë: Sali Berisha po përdor zgjedhjet e parakohshme si instrument për të dhënë një mandat tjetër Ramës, duke krijuar përshtypjen se populli e mbështet, ndërkohë që Rilindja Sorosiane ruan pushtetin dhe influencën në Shqipëri.
Por kjo lojë nuk ndalet te Berisha. Adriatik Lapaj nuk është një rast i veçantë apo një protestues spontan kundër Ramës. Ai është pjesë e një plani të sofistikuar Sorosian, ku roli i tij është të duket si “Anti-Ramë”, ndërkohë që nuk prek kurrë axhendën Sorosiane në Shqipëri.
Adriatik Lapaj: opozitar teatrale për Rilindjen Sorosiane
- Hiqet si kundërshtar i Ramës, por askush nuk e dëgjon të flasë për ndikimin dhe skemën e Sorosit në vend.
- Kauzat e tij janë të lodhura, të vjetruara dhe të përdorura më herët nga opozita e kontrolluar – një maskë për të justifikuar vazhdimin e pushtetit Sorosian.
- I madh dhe i vogël e kupton tashmë këtë lojë: Lapaj është pjesë e skenarit që mban qytetarët të lodhur dhe të shpërndarë, duke mos lejuar një mobilizim real kundër Rilindjes Sorosiane.
Lidhja me strategjinë e zgjedhjeve të parakohshme
Kur Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës dhe zgjedhjet e parakohshme, ai po ndjek një plan të dyfishtë:
- Siguron një mandat tjetër për Ramën, duke kaluar nga 83 në 90 mandate dhe duke treguar SHBA-së se “populli e mbështet”.
- Përdor opozitarë teatralë si Lapaj për të krijuar iluzionin e lëvizjeve të pavarura dhe presionit popullor, duke mbajtur gjithçka nën kontroll.
Loja është e qartë dhe e sofistikuar:
- Berisha dhe Lapaj janë instrumente të Sorosit në Shqipëri.
- Zgjedhjet e parakohshme dhe protestat teatrale nuk synojnë rrëzimin e Rilindjes Sorosiane, por ruajtjen e saj në pushtet.
- Qytetarët e dinë sot: kauzat e lodhura, fjalimet e stërthyera dhe “protestuesit anti-Ramë” janë vetëm maska të një skenari më të madh Sorosian, që synon të mbajë Shqipërinë nën kontroll politik dhe ekonomik.
