Nga Redaksia:
Kur 16 mijë faqe hetimesh për aferat e ministres së tij shfaqen përpara, Edi Rama nuk sillet si kryeministër, por si një shef i mafies që frikësohet nga e vërteta. Në vend që të thotë “le të hetohet deri në fund”, ai deklaron hapur: “Çohuni dhe ikni”, duke kërcënuar prokurorët e SPAK-ut.
Ky nuk është më arrogancë politike – është presion dhe kërcënim i hapur ndaj drejtësisë. Në çdo vend normal, kryeministri garanton hetimin dhe llogaridhënien. Në Shqipërinë e Ramës, pushteti personal mbrohet, drejtësia sulmohet, dhe qytetarët paguajnë me xhepat e tyre për korrupsionin e pushtetarëve.
Nga se provokohet Rama nga dosja 16 mijë faqe me prova?
Sot, Rama është i rrethuar nga dy zjarre: në njërën anë SHBA, në anën tjetër SOROS, që e mbajti për vite në pushtet. Reagimi i tij ishte si i Faraonit të Egjiptit, duke deklaruar se SPAK-u s’mund të vijë me 16 mijë faqe dosje për hetim.
Por Rama harron një gjë thelbësore:
“Sa për dijeni Kryeministër, hetimet kanë përfunduar! Dosjet janë gati dhe SPAK-u do të hidhet në veprim. Arrestimet janë çështje kohe.”
16 mijë faqe nuk janë thashetheme. Janë vite koncesionesh, tenderash dhe vendimesh të dyshimta, që zbulojnë një rrjet të thellë të interesave të pushtetit. Rama, i kapur nga frika, nuk flet më për reforma, por urdhëron hetuesit sikur të jenë të tij.
Ky është shkaku pse shqiptarët nuk besojnë më te shteti – besojnë vetëm te ikja. Kur drejtësia afrohet tek pushteti, frika e Ramës zë vendin e guximit.
