Nga Redaksia:
Bota ka shpenzuar të paktën 4 bilionë dollarë gjatë 13 viteve (2011–2023) për të ulur furnizimin me lëndë djegëse hidrokarbure… dhe rezultati?
Vetëm 3% më pak varësi nga karburantet fosile.
Në vitin 2024, u shpenzuan edhe 2.4 bilionë dollarë të tjerë, ndërkohë që qymyri furnizoi një sasi rekord energjie, duke demaskuar hapur dështimin e asaj që quhet “tranzicioni i gjelbër”.
Energjia “e gjelbër” që rrit çmimet, jo i ul
Investimet në energjinë e ashtuquajtur “të pastër” nuk kanë ulur çmimet e energjisë elektrike, por përkundrazi i kanë rritur ndjeshëm. Arsyeja është e thjeshtë dhe e pamohueshme:
-Energjia diellore dhe e erës janë të paqëndrueshme
-Kërkojnë teknologji rezervë, centrale paralelë ose bateri tepër të shtrenjta
-Kur nuk ka erë dhe nuk ka diell, rrjeti rrezikon kolapsin
-Këto kosto i paguajnë qytetarët dhe bizneset, jo politikanët që i imponojnë këto politika.
Goditje ekonomike për Europën: industrit në arrati
Çmimet e larta të energjisë po shkaktojnë dëme serioze ekonomike në Europë, duke shkatërruar industri dhe duke i detyruar kompanitë të largohen drejt vendeve me energji më të lirë.
Gjermania – rrezik real i çindustrializimit
Humbje 75.8 miliardë dollarë investime direkte vitin e kaluar
Në 2025 pritet të kalojnë 117 miliardë dollarë
Çmimi i energjisë për familjarët është gati 3 herë më i lartë se në SHBA
Çmimi industrial është më shumë se 3 herë më i lartë
Gjermania u hodh me kokë në projektin “Energiewende”, duke mbyllur centralet bërthamore dhe duke u varur nga energjia e erës dhe diellit – një eksperiment që tani po e paguan shtrenjtë.
Britania e Madhe – energji e shtrenjtë mbi rezerva gazi
Pavarësisht afërsisë me naftën dhe gazin e Detit të Veriut:
Britania ka çmimet më të larta të energjisë industriale në Europë
4.2 herë më të larta se në SHBA
Mbi gjysmën e faturës së energjisë e përbëjnë taksa, tarifa karboni dhe subvencione për “të gjelbrën”
Biliona të tjerë në horizont – çmimet do rriten edhe më shumë
Sipas Wall Street Journal, Goldman Sachs parashikon se:
Europa do duhet të investojë 3.48 bilionë dollarë në 10 vitet e ardhshme
Dyfish i asaj që u shpenzua dekadën e kaluar
Me pasoja të drejtpërdrejta: rritje të reja çmimesh
SHBA – rruga europiane po përsëritet
Gjatë presidencës Biden:
- Çmimi i energjisë për familjarët u rrit 25%
- Vetëm deri në gusht 2025: +10.5%
- Energjia industriale: +6.7%
- Ndërkohë, administrata Trump po përpiqet të ruajë:
- Centralet e qymyrit dhe bërthamore
- Prodhimin e gazit
Energjinë e qëndrueshme dhe të besueshme
Por shtetet “blu” si California dhe New York po aplikojnë politika karboni që e rrisin koston, njësoj si në Europë.
Dështim strategjik global
Pas më shumë se 6 bilionë dollarësh të shpenzuar, bota vazhdon të marrë:
86.6% të energjisë nga karburantet fosile
Vetëm 3 pikë përqindje ndryshim në 13 vite
Ky është realiteti brutal:
Tranzicioni energjetik po përpiqet të zëvendësojë burime të fuqishme, të qëndrueshme dhe të integruara në ekonomi, me teknologji më të dobëta, më të shtrenjta dhe të paqëndrueshme.
Energjia “e gjelbër” nuk po e ul koston e jetesës, por po e rrit atë, ndërsa politikat antinukleare dhe vendimet ideologjike po e çojnë ekonominë drejt një krize të re strukturore.
