Aulon Kalaja: Partia Demokratike ka nevojë për një shkëputje të plotë nga Soros dhe rikthim tek vlerat konservatore …

Nga Redaksia:

Në këtë memorandum politik dhe statutor, Aulon Kalaja paraqet vizionin e tij të qartë për të ardhmen e Partisë Demokratike të Shqipërisë, duke e konsideruar de-sorosizimin, riorganizimin e brendshëm dhe rikthimin tek vlerat konservatore patriotike si kushte thelbësore për ringritjen e saj. Sipas Kalasë, PD duhet të ndahet përfundimisht nga ndikimet dhe strukturat e lidhura me Fondacionin Soros, të ndërtojë meritokraci reale dhe të shndërrohet në një alternativë të besueshme për rotacionin politik dhe mbrojtjen e interesit kombëtar shqiptar.

Lexoni më poshtë shkrimin e plotë të Aulon Kalasë:

PROPOZIM DREJTUAR KËSHILLIT KOMBËTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE NGA AULON KALAJA:
“Memorandumi për De-Sorosizimin e Partisë
Demokratike të Shqipërisë”:
Është:
Neni 2/1/c:
Vlerat themelore politike:
“vlerat më të larta konservatore patriotike të kombit shqiptar si dhe vlerat themelore të familjes tradicionale në shoqëri”
Bëhet:
Neni 2/1/c:
Vlerat themelore politike:
“vlerat më të larta konservatore patriotike të kombit shqiptar si dhe vlerat themelore të familjes tradicionale në shoqërinë konservatore, vetëm në mbrojtje të interesit kombëtar shqiptar, çmimin dhe mbrojtjen me çdo kusht të vlerave më të larta konservatore patriotike të kombit shqiptar dhe vlerave themelore të familjes tradicionale në shoqërinë konservatore”
Shtohet në Nenin 2/2 (shtohet Pika H):
Vlerat themelore politike:
“Shkëputjen e shoqërisë, ndalimin e funksionimit të organizatave, shoqatave dhe qendrave në territorin e Republikës së Shqipërisë në lidhje direkte apo indirekte me, apo nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros), ndalimin e Fondacionit Soros të kryerjes së çdo aktiviteti nga jashtë apo nga brenda që ka të bëjë me Republikën e Shqipërisë, duke e shpallur këtë fondacion si të padëshirueshëm “Non-Grata” në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, hetimin dhe sekuestrimin e aseteve të Fondacionit Soros dhe organizatave të financuara direkt apo indirekt nga apo Fondacioni Soros që prej themelimit, krijimit dhe regjistrimit të tij nga dita e parë në territorin e Republikës së Shqipërisë.”
Është:
Neni 2/3:
Vlerat themelore politike:
“PDSH-ja është anëtare e Partisë Popullore Europiane dhe Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar Ajo udhëhiqet në veprimtarinë e saj nga të njëjtat vlera e parime që ajo ndan me partitë simotra të këtyre organizatave.”
Bëhet:
Neni 2/3:
Vlerat themelore politike:
“PDSH-ja është anëtare e Partisë Patriotët për Europën dhe Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar Ajo udhëhiqet në veprimtarinë e saj nga të njëjtat vlera e parime që ajo ndan me partitë simotra të këtyre organizatave.”
Është:
Neni 35:
Departamentet:
“Pranë çdo Dege të PDSH-së ngrihen dhe funksionojnë departamentet, në përbërje të të cilit zgjidhen individë me reputacion të lartë, personalitete të fushave të ndryshme të njohur për aktivitetin e tyre publik dhe promovimin e vlerave të qendrës së djathtë.”
Bëhet:
Neni 35:
Departamentet:
“Pranë çdo Dege të PDSH-së ngrihen dhe funksionojnë departamentet, në përbërje të të cilit zgjidhen individë me reputacion të lartë, personalitete të fushave të ndryshme të njohur për aktivitetin e tyre publik dhe promovimin e vlerave konservatore.”
Shtohet Neni:
Komisioni i Posaçëm për De-Sorosizim:

  1. Komisioni i Posaçëm për De-Sorosizim është një strukturë qendrore, e përhershme, fuqiplotë e përbërë nga pesë anëtarë të zgjedhur, të cilët zgjidhen me shumicë të thjeshtë nga Këshilli Kombëtar i PDSH-së, nga rradhët e anëtarësisë së Këshillit Kombëtar të PDSH-së, me mandat të plotë katër vjeçar me funksion vetting-un e plotë të drejtuesve të strukturave qëndrore të PDSH-së dhe marrjen e masave për shkarkim kundrejt drejtuesve të strukturave qëndrore të PDSH-së në koordinim me strukturat e PDSH-së.
  2. Komisioni i Posaçëm për De-Sorosizim vepron në bazë të statutit të PDSH-së në lidhje me veprimet e tij dhe koordinohet me strukturat e PDSH-së për veprimet që ndërmerren në lidhje me funksionet e tij për drejtuesit e strukturave qëndrore të PDSH-së.
  3. Komisioni i Posaçëm për De-Sorosizim ka autoritetin dhe fuqinë për të ngritur grupin e punës me anëtarë pranë Departamenteve të PDSH-së me njohuri për rolin e Fondacionit Soros në Shqipëri që merren me procesin e verifikimit të lidhjeve direkte apo indirekte, kontributeve, financimeve pranë apo organizatave apo shoqatave të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros).
  4. Grupet e punës të ngritura nga komisioni merren me mbledhjen, verifikimin e informacioneve të drejtuesve të strukturave qendrore të PDSH-së duke pasur akses të plotë në çdo të dhënë përpara, gjatë dhe pas momentit të anëtarësimit dhe apo ngritjes në detyrë nga apo proçeset e brendshme të ndodhura në PDSH, që nga krijimi i PDSH-së e në vijim. Grupet e punës hartojnë raport javor, mujor dhe vjetor mbi ecurinë e tyre. Pas përcaktimit të detyrave nga komisioni në çdo moment grupet e punës paraqesin të dhënat dhe verifikimet e mbledhura për t’ja paraqitur komisionit për të ndërmarrë veprimet siç përcaktohen në këtë statut.
    “Memorandum për De-Sorosizimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë
    Parimet dhe ku duhet të jemi?
    Partia Demokratike e Shqipërisë është forca më e madhe opozitare në vend dhe pikësynim kryesor duhet të ketë rotacionin e menjëhershëm politik në vend, rikthimin e shpresës dhe të qenit alternativë reale dhe konkurruese në ide dhe kontrast të plotë përballë pushtetit aktual. Partia Demokratike e Shqipërisë duhet të ofrojë zgjidhje reale, jo vetëm konstatime që janë lehtësisht të prekshme nga qytetarët në përditshmërinë e tyre.
    Partia Demokratike e Shqipërisë në ideologjinë e saj duhet të jetë një forcë konservatore, për të dënuar me forcë axhendat neo-liberale që kërcënojnë vlerat themelore dhe tradicionale të trashëguara prej shekujsh në shoqërinë shqiptare si ato të familjes, mbrojtjes të tyre gjithashtu edhe besimi në Zot, për të kundërshtuar me forcë në çdo lloj mënyre çdo axhendë dhe plan nga interesat anti-shqiptare që cënojnë sovranitetin e Shqipërisë.
    PDSH duhet të deklarojë publikisht mbështetjen e saj për politikat e Presidentit Donald Trump si të vetmet politika që i kundërvihen axhendave neo-liberale dhe globaliste të Fondacionit Soros. Marrëdhënia që duhet të ketë Partia Demokratike e Shqipërisë me Partinë Republikane në SHBA duhet të jetë zyrtare dhe në ndërveprim të plotë për mbështetjen e plotë të Partisë Republikane në SHBA kundrejt PDSH-së, qëllimeve politike dhe aspiratave të PDSH për të bërë ndryshime thelbësore në Shqipëri.
    Partia Demokratike e Shqipërisë duhet të ndahet përfundimisht nga kolonat dhe grupimet e financuara apo të krijuara nga Fondacioni Soros duke i denoncuar me forcën më të madhe për të bërë distancimin përfundimtar me to. Gjithashtu PDSH duhet të pastrojë shtëpinë nga individët e katapultuar në strukturat qëndrore të saj prej vitesh dhe aktualisht. Nuk mund të bëhen akuza kundrejt pushtetit si i mbështetur nga Fondacioni Soros ndërkohë që brenda shtëpisë janë individë apo grupime që janë financuar në mënyrë direkte apo indirekte nga Fondacioni Soros.
    Riorganizimi i brendshëm i PDSH-së është një domosdoshmëri jetike. Partia duhet të hapet ndaj bazës, ndaj anëtarësisë dhe figurave me integritet, duke ndërtuar meritokraci. Vendimmarrja duhet të jetë transparente, strukturat funksionale dhe lidershipi i lidhur me realitetin e njerëzve.
    Partia Demokratike e Shqipërisë duhet të rikthejë besimin e humbur përmes koherencës midis fjalës dhe veprës në seriozitet të plotë me aksionin politik.
    Integrimi euroatlantik duhet të mbetet një objektiv strategjik, por jo në kurriz të identitetit kombëtar, ekonomisë vendase dhe të drejtës së shqiptarëve për të vendosur vetë mbi fatin e tyre.
    Partia Demokratike e Shqipërisë duhet të jetë me një program të qartë konservator për mbrojtjen e familjes dhe të nxisë politika që mbështesin lindshmërinë, rininë dhe kthimin e shqiptarëve të larguar me forcë nga pushteti aktual.
    Nëse Partia Demokratike e Shqipërisë synon realisht pushtetin, ajo duhet të dëshmojë koherencë, vendosmëri dhe guxim moral në çdo betejë politike. Qëndrimet duhet të jenë të njëjta në opozitë dhe në qeverisje, pa lëkundje dhe pa kompromis me parimet. Vetëm kështu mund të rindërtohet kontrata e besimit me qytetarët e zhgënjyer. Ky besim është kapitali i vetëm që sjell rotacion të vërtetë.
    Rruga përpara kërkon disiplinë politike, organizim nga poshtë-lart dhe angazhim të pandërprerë me njerëzit. Çdo strukturë duhet të jetë funksionale, çdo përfaqësues i llogaridhënshëm dhe çdo vendim i justifikuar. PDSH nuk mund të jetë thjesht reagim ndaj pushtetit, por projekt kombëtar për të ardhmen, vetëm mbi këtë bazë mund të ndërtohet një alternativë që fiton dhe qeveris.
    Sinqerisht Aulon Kalaja

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *