Presidenti Trump urdhëron RFK Jr. të ndërpresë programin aktual të vaksinimit të fëmijëve …

Nga Redaksia:

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se ka firmosur një memorandum presidencial që i kërkon Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, nën mbikëqyrjen e Sekretarit Robert F. Kennedy Jr., të përshpejtojë një rishikim të plotë të kalendarit të vaksinimit të fëmijëve në vend.

Masa vjen pas vendimit të Komitetit të Vaksinave të CDC për t’i dhënë fund rekomandimit universal të vaksinës së hepatitit B për të porsalindurit dhe synon të krahasojë skemat e vaksinimit amerikane me ato të vendeve të tjera, për të hartuar një kalendar më të përputhshëm me provat shkencore dhe me logjikën e shëndoshë, sipas asaj që shprehu presidenti.

Postimi i Trump në Truth Social

Sot, Komiteti i Vaksinave të CDC mori një vendim shumë të mirë për t’i DHËNË FUND rekomandimit të tyre për vaksinën e Hepatitit B për foshnjat, shumica dërrmuese e të cilëve NUK JANË NË RREZIK për Hepatit B, një sëmundje që transmetohet kryesisht seksualisht ose përmes gjilpërave të ndotura.

Kalendarit të Vaksinimit të Fëmijëve në Shtetet e Bashkuara i është kërkuar për një kohë të gjatë t’u japë 72 ‘injeksione’ foshnjave plotësisht të shëndetshme, shumë më tepër se çdo vend tjetër në botë, dhe shumë më tepër nga sa është e nevojshme. Në fakt, është qesharake!

Më poshtë mund të lexoni:

Shumë prindër dhe shkencëtarë kanë vënë në dyshim efektivitetin e këtij ‘kalendari’, ashtu si edhe unë! Për këtë arsye sapo kam firmosur një Memorandum Presidencial duke i urdhëruar Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të ‘PËRSHPEJTOJË’ një vlerësim të plotë të Kalendarëve të Vaksinimit në vendet e tjera të botës dhe të përputhë më mirë Kalendarin e Vaksinimit të SHBA-së, në mënyrë që më në fund të bazohet te Standardi i Artë i Shkencës dhe te LOGJIKA E SHËNDOSHË.

Kam besim të plotë se Sekretari Robert F. Kennedy Jr. dhe CDC do ta bëjnë këtë, shpejt dhe siç duhet, për Fëmijët e Kombit tonë. Faleminderit për vëmendjen ndaj këtij çështjeje. MAHA!”

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *