Nga Redaksia:
Në një botë ku prindërit përpiqen me çdo kusht të mbrojnë fëmijët e tyre, një tjetër alarm vjen nga komuniteti ndërkombëtar i mjekëve të pavarur. Dr. Mark Trozzi, mjek kanadez i njohur për denoncimet e tij publike ndaj agjendave globale në fushën e shëndetësisë, ka ngritur zërin mbi atë që ai e quan “hiperseksualizimi sistematik i fëmijëve” – një politikë që, sipas tij, promovohet nga vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
OBSH dhe “standardet” e dyshimta për edukimin seksual të fëmijëve
Në videon që po qarkullon në rrjet, Dr. Trozzi ekspozon një sërë rekomandimesh të OBSH-së për edukimin seksual të moshave të hershme – rekomandime të cilat, sipas tij, nuk kanë asnjë bazë shkencore dhe cenojnë rëndë zhvillimin natyror psikologjik të fëmijës.
Sipas dokumenteve që ai referon, fëmijëve të moshave parashkollore u sugjerohet të njoftohen me koncepte që tejkalojnë çdo logjikë prindërore. Kjo qasje është cilësuar si “e frikshme, e panatyrshme dhe e rrezikshme”, duke ngritur dyshime serioze mbi motivet që qëndrojnë pas këtyre politikave.
Pyetja e madhe është: Në emër të kujt po shtyhen këto ide? Kush përfiton?
Bill Gates – 37 udhëtime në ishullin e Epstein dhe roli i tij në OBSH
Ndërkohë, një tjetër fakt i rëndë po rihap debatin global: Raportimet e reja tregojnë se Bill Gates ka udhëtuar 37 herë drejt ishullit famëkeq të Jeffrey Epstein – një figurë e lidhur me trafikim seksual të të miturve. Në të njëjtën kohë, Gates është kontributori më i madh privat i OBSH-së, duke ushtruar ndikim të jashtëzakonshëm në politikat globale të shëndetësisë.
Kjo përputhje nuk mund të injorohet.
A mund të jetë rastësi që organizata më e fuqishme shëndetësore në botë promovon standarde të diskutueshme, pikërisht kur një nga sponsorët kryesorë të saj është i lidhur me një nga skandalet më të mëdha të abuzimit ndaj të miturve?
Faktet flasin vetë.
Lexuesit le të nxjerrin vetë përfundimet.
Pse shqiptarët duhet të jenë të kujdesshëm
Shqipëria, si shumë vende të tjera, është e ekspozuar ndaj politikave të importuara dhe rekomandimeve të organizatave ndërkombëtare. Pikërisht për këtë arsye, është thelbësore që prindërit, mësuesit, shoqëria civile dhe institucionet të jenë të vetëdijshme për atë që propozohet si “normë ndërkombëtare”.
Fëmijët janë e ardhmja e kombit – jo eksperiment i askujt.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.
