Nga Redaksia:
Në zemër të Londrës, një valë e re ndërgjegjësimi po ngrihet mes qytetarëve britanikë që refuzojnë me vendosmëri projektin e Identitetit Dixhital, i cili po promovohet nga qeveria e tyre si pjesë e axhendës globale të “sigurisë” dhe “modernizimit”.
Me thirrje të forta si “Freedom! Freedom!” dhe “Say No to Digital ID!”, qytetarë nga e gjithë Anglia po paralajmërojnë për rrezikun që fshihet pas këtij sistemi të ri kontrolli, të cilin shumë e shohin si hapin e parë drejt skllavërisë digjitale.
Ndiqni videon:
Një ndër protestuesit deklaron me zë të dridhur nga emocioni:
“Identiteti Dixhital është blloku themelor i kontrollit total!
Po e pranoni sot, po humbisni lirinë nesër!”
Ata që kundërshtojnë këtë sistem e konsiderojnë atë një mekanizëm të ndërtuar për të centralizuar çdo aspekt të jetës së qytetarëve – që nga lëvizjet, financat, e deri te mendimet dhe bindjet politike.
Shumë prej tyre e lidhin këtë proces me planin famëkeq “Agenda 2030” dhe me projektet e Bankave Qendrore për monedha dixhitale të programueshme (CBDC) – një hap që mund të çojë në kontroll total ekonomik dhe social.
“Ne nuk duam të jetojmë si në Kinë! Nuk duam mbikëqyrje totale! Ne duam liri për fëmijët tanë, për brezat që vijnë!” – dëgjohet një tjetër qytetar britanik në protestë.
Më poshtë mund të lexoni:
Në të njëjtën frymë, organizatorët e lëvizjes kundër Identitetit Dixhital thonë se kjo është vetëm nisja e një vale protestash në mbrojtje të të drejtave themelore njerëzore.
Ata kanë shpallur marshin e radhës më 22 Nëntor, ora 13:00 në Marble Arch, Londër, duke bërë thirrje për bashkim popullor:
“Ne jemi populli!
Ne jemi fuqia!
Ne jemi 99%!”
Në një botë që po futet gjithnjë e më thellë në kontrollin teknokratik, këto zëra guximtarë në Angli janë bërë frymëzimi i një rezistence që po përhapet gjithandej – nga Londra, në Paris, Berlin e Romë.
Sepse kur liria kërcënohet në emër të sigurisë, çdo qytetar i ndershëm duhet të ngrihet në këmbë dhe të thotë:
JO identitetit dixhital – JO rendit të ri botëror!
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.
