Avokati Goxhaj plas bombën: Identiteti Dixhital, rrezik për vjedhjen e pronave dhe trafikimin e organeve …

Përtej kontrollit dhe survejimit, eksperti Altin Goxhaj paralajmëroi ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ për pasoja edhe më të errëta dhe të prekshme të sistemit të Identitetit Dixhital. Ai argumenton se ky sistem do të funksionojë si një ‘firmë dixhitale’ që mundëson manipulimin e pronësisë.

‘Ti ke një pronë, dhe ndërkohë ajo mund të shitet ose dhurohet pa dijeninë tënde, dhe ti nuk e vërteton dot më që e ke pasur,’ shpjegon Goxhaj, duke pretenduar se kjo mund të çojë në një shpronësim masiv të shqiptarëve deri në vitin 2030.

Por paralajmërimi më tronditës lidhet me të dhënat shëndetësore. Goxhaj ngre hipotezën se një databazë e centralizuar me të dhëna të detajuara mjekësore, si grupi i gjakut dhe gjendja e organeve, krijon një rrezik të paparë për trafikimin e organeve.

‘Dikush me një grup gjaku të rrallë bëhet lehtësisht i identifikueshëm dhe i gjurmueshëm. Kjo që duket si skenar filmi, është një realitet i frikshëm,’ thekson ai, duke e quajtur sistemin ‘dera për në ferr’ që do të zhveshë qytetarët jo vetëm nga pasuria, por edhe nga siguria fizike.

Deklarata për ‘Kafe Shqeto’:

“Identiteti dixhital do përdoret edhe si një firmë dixhitale në çështjen e pronave dhe ne jemi të klonuar kur të duash me këto manipulime që ndodhin në sistem, në kuptimin të klonuar në nivel dixhital flas, jo si njerëz, jo biologjikisht.

Çdo lloj prone që ekziston në bosh apo me probleme mund të manipulohet kaq thjeshtë, kaq shpejt, dhe puna mund të mbarojë brenda vitit të parë me të paktën 25% të territorit të Shqipërisë.

E them këtë gjë sepse merrem shumë me çështjen e shpronësimit, që është projekti më i rëndësishëm katërvjeçar i Edi Ramës dhe nxjerrja lakuriq e shqiptarëve deri në vitin 2030, kur ne s’d duhet të kemi asgjë dhe duhet të jemi të lumtur, sipas vetë prioritetit të Davos. Dhe Rama po mundohet që të thithë gjithë vëmendjen evropiane, të gjithë aleatëve të elitës kriminale të Davosit, për ta përdorur Shqipërinë edhe si një terren eksperimenti dhe ndërveprimi.

Në momentin që futet identiteti dixhital, është vetëm çështje butoni krediti social. Krediti social përcakton që ti ngelesh makina në mes të rrugës, ti s’shkon dot diku. Pra ka të bëjë me pengimin që mund të ta bëhet dhe me ndëshkimin mbi të gjitha.

Më poshtë mund të lexoni:

Krediti social do të thotë që në qoftë se sillesh mirë, ke të drejtë të shkosh në Durrës për plazh. Në qoftë se nuk sillesh mirë, të pengohet makina, ndalon vetë makina. Nuk ka asnjë rëndësi, çdo gjë mund të bllokohet: nuk ke lekë, të bllokon ai, është thjesht çështje algoritmi.

Ajo që duhet të theksoj është fakti se si është ndërtuar e gjithë organograma, sepse identiteti dixhital është paraqitur si çelësi për parajsë.

Kështu e paraqiti Blendi Sala bashkë me Edi Ramën para një jave në një sallë të madhe të bukur, jashtë aktivistë të Sorosit, që e paraqesin si çelësi për parajsë. Ne antisoros e quajmë çelësi për në ferr.

E gjithë skema është si një diell që është një djall, i cili fut identitetin dixhital ose identitetin e Dexhallit dhe ndërton një organogramë të plotë që disponon gjithçka: të dhënat shëndetësore, personale dhe të tjera”. /SYRI.net

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *