Nga Redaksia:
Në një intervistë për televizionin amerikan FOX NEWS TV, senatori amerikan Ron Johnson ka bërë një deklaratë tronditëse, duke pohuar se COVID-19 nuk ishte një fatkeqësi natyrore, por një plan i hartuar paraprakisht nga një grup i fuqishëm elitash botërore.
Ndiqni videon:
COVID-19 u planifikua paraprakisht nga një grup elitar personash gjatë Eventit 201, i cili u zhvillua në fund të vitit 2019,” – deklaroi senatori Johnson gjatë intervistës.
Eventi 201, i organizuar nga Johns Hopkins Center for Health Security, në bashkëpunim me Forumin Ekonomik Botëror dhe Fondacionin Bill & Melinda Gates, ishte një “simulim pandemik” që ndodhi vetëm disa muaj përpara shpërthimit të vërtetë të virusit në Kinë — fakt që ka ngritur shumë pikëpyetje në mbarë botën.
Tani të vërtetat po dalin në dritë,” – shkruajnë mediat ndërkombëtare, ndërsa gjithnjë e më shumë figura politike dhe shkencëtare po kërkojnë transparencë mbi origjinën e pandemisë dhe lidhjet e saj me interesat globale të elitave.
Vijon debat i gjerë në SHBA dhe në mbarë botën mbi atë që shumë e quajnë “pandemia e planifikuar.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.
