Britania drejt kontrollit total: Qeveria e Keir Starmer vendos identitetin dixhital me pagesë për ata që refuzojnë!

Nga Redaksia:

Në Mbretërinë e Bashkuar po përparon autoritarizmi dixhital, pasi qeveria laburiste e kryeministrit Keir Starmer ka njoftuar zyrtarisht se identiteti i ri dixhital do të jetë “rruga më e lehtë” për kryerjen e procedurave dhe verifikimeve personale.

Por, sipas planit të ri, ata që refuzojnë ta përdorin sistemin dixhital do të paguajnë 85 paund sa herë që duhet të vërtetojnë identitetin e tyre me dokumente tradicionale.

Këtë e konfirmoi vetë kryeministri Starmer gjatë një konference publike, ku u përpoq të mbrojë projektin e shumëkritikuar për karakterin e tij ndërhyrës dhe kontrollues.

“Nuk do të jetë e detyrueshme,” – deklaroi Starmer, – “por kush nuk dëshiron të përdorë identifikimin dixhital, mund të vazhdojë me dokumente fizike, duke paguar 85 paund nëse e preferon kështu.”

Më poshtë mund të lexoni:

Megjithëse qeveria e paraqet si një “lehtësim teknologjik”, kundërshtarët e këtij projekti paralajmërojnë se Britania po rrëshqet drejt një modeli të rrezikshëm të kontrollit shtetëror mbi qytetarin.

Ekspertë dhe figura politike opozitare theksojnë se, nën pretekstin e “komoditetit”, po krijohet një varësi e detyruar ndaj teknologjisë, që do të përjashtojë nga sistemi ata që nuk kanë akses në internet apo pajisje të mençura.

Në muajt e fundit, identiteti dixhital është bërë një nga projektet më të debatueshme të kabinetit të ri britanik, për shkak të rrezikut për privatësinë, survejimin masiv dhe centralizimin e pushtetit.

Më poshtë mund të lexoni:

Megjithë garancitë e Starmerit, kritikët paralajmërojnë se ky është një hap tjetër drejt një shteti të mbikëqyrjes dixhitale, ku çdo qytetar mund të kontrollohet përmes telefonit dhe sistemit qendror të qeverisë.

Britania e Madhe, dikur simbol i demokracisë dhe lirisë individuale, po shndërrohet në laboratorin e ri të kontrollit dixhital global.
Një paralajmërim i qartë për të gjitha vendet që po ecin në të njëjtën rrugë — përfshirë edhe Shqipërinë.

Burimi: La Gaceta

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *