Avokati Altin Goxhaj: Gënjeshtra sa më e madhe (e ekzagjeruar) të jetë, aq më shumë pranohet (besohet)! – Gëbels

Nga Avokati Altin Goxhaj:

Avokati dhe aktivisti i njohur për të drejtat kushtetuese, Altin Goxhaj, është një nga zërat më të fortë kundër sistemit global të kontrollit dhe manipulimit që po vendoset në Shqipëri dhe në mbarë botën nën emrin e “shoqërisë së hapur”. Me një gjuhë të mprehtë dhe mendim të pavarur, Goxhaj ka denoncuar prej vitesh projektet e errëta të politikës dhe mediave të kapura, duke u bërë një nga figurat më të guximshme të rezistencës intelektuale shqiptare.

Në vijim, sjellim shkrimin e tij të plotë, të botuar në rrjetet sociale, ku ai flet për mekanizmin e mashtrimit masiv, për turmat që adhurojnë gënjeshtrën, dhe për popullin që shpesh bëhet bashkëfajtor në vetëshkatërrimin e tij.

“Gënjeshtra sa më e madhe (e ekzagjeruar) të jetë, aq më shumë pranohet (besohet)!”

– Gëbels (Joseph Goebbels)

Sepse shumica e njerëzve (dmth shoqëria në përgjithësi, shumica e atyre që ju rrethojnë) nuk vënë trurin në punë, por veç shqisat primare në shërbim të adhurimit të satrapëve, mashtruesve dhe sharlatanëve të cilët promovohen nga projektorët mediatikë të sistemit të Kontrollit Lart, nga Regjia Qëndrore, pikërisht për të kontrolluar turmën e budallenjve, apo më saktë kopenë e deleve, të cilat konvertohen në bisha veç kur duhet të sulmojnë të vetmit që u thonë të vërtetën në sy.

Dhe bëhen më të egër se kopeja e ujqërve, më të bezdisshëm se ajo e hijenave, tufa e mushkonjave apo e mizave të… Më të pangopur se tufa e korbave, më të poshtër se gjarpërinjtë, më infektues se minjtë e kolerave! Dhe shpërthejnë menjëherë si grerëzat kur u denoncon folenë e mashtrimit!

Rrjetet sociale dhe kutitë e votimit janë prova e kësaj të vërtete mijëravjeçare që nga koha e Platonit, i cili shkruante se “Askush nuk është më i urryer se ai që thotë të vërtetën.”

Sepse Regjia Qëndrore e njeh mirë psikologjinë e turmës që kontrollon, njësoj si bariu-kasap kontrollon stanin-thertoren e tij pa pasur nevojë të përdorë gardhe!

E gjitha kjo e merr shpjegimin e motivit tek Niçja:
“Njerëzit nuk duan të dëgjojnë të vërtetën, sepse nuk duan të shembin iluzionet e tyre.”

Sepse të gjithë ju që keni mirësinë të ndiqni profilin tim e dini përgjigjen e pyetjes:
“POPULLI ËSHTË VIKTIMË APO BASHKËFAJTOR I GJËNDJES KU NDODHET?!”
Dhe populli është bashkësi individësh ku secili prej tyre është përgjegjës për rolin e tij, dhe kjo duket se si sillet ai me të vërtetën dhe denoncuesit e saj!
Sa i drejtë apo i padrejtë ndihet kur sheh veten në pasqyrë!!!

Është shkruar në Librat e Shenjtë, mijëra vjet më parë:
“Zoti nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa të ndryshojnë gjendjen e tyre.” (Er-Ra’d: 11)

P.S.
Mes të gjithë rrenave dhe rrenacakëve të adhuruar që po lexoja dhe shihja dje në media, përfshi:
“Fundin që e pret Putinin”, “Ndërkombëtarët: Suksesi i Reformës Soros në Drejtësi”, “OSBE: Zgjedhjet të pranueshme, por duhet punuar më shumë për Reformën”, “Opozita do të dalë në rrugë të protestojë” etj etj…
Më bëri përshtypje një idiotësi tipike nga ato të Gëbelsit që dalin në televizionet qëndrore:
“Enver Hoxha i dha Britanikëve 200 tonë ar.”
E gjithë pasuria bankare e arit të Perandorisë së Spanjës në 1936, që kishte grabitur gjithë arin e botës për qindra vjet, ishte veç 600 tonë!
Llogaritë me përmasën e gënjeshtrës dhe talljes me ata që e marrin seriozisht, bëjini vetë… ose pyesni Gëbelsin!

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *