Akuza e fortë e avokatit Altin Goxhaj – Edi Rama do t’i kalojë të dhënat tona kompanisë izraelite të inteligjencës. (Video)

Nga Redaksia:

Një tjetër akuzë e rëndë është ngritur ndaj kryeministrit Edi Rama për projektin e ashtuquajtur “Portofoli Dixhital”.
Avokati dhe aktivisti i njohur Altin Goxhaj ka paralajmëruar publikisht se pas këtij projekti fshihet një plan i rrezikshëm për t’i kaluar të dhënat personale të shqiptarëve një kompanie izraelite të inteligjencës.

Sipas Goxhajt, qeveria shqiptare, nën maskën e dixhitalizimit dhe “modernizimit të shërbimeve”, po krijon një sistem që do të mbledhë të gjitha të dhënat e qytetarëve – që nga identiteti, pasuria, shëndeti, lëvizjet, deri tek aktiviteti financiar e familjar – për t’u vendosur më pas në duart e një rrjeti të huaj inteligjence.

“Ky nuk është transformim digjital, por instalimi i një mekanizmi të kontrollit total ndaj qytetarëve shqiptarë. Rama po ndërton një ‘Izrael të ri’ të Shoqërisë së Hapur, ku çdo shqiptar do të jetë nën survejim 24 orë në ditë,” – deklaron Goxhaj.

Avokati shpjegon se kontratat e fshehta me kompani të lidhura me sektorin e inteligjencës izraelite përfshijnë transferimin e informacionit biometrik, të dhënat e kartave të identitetit, pasaportave, numrave të sigurimeve dhe llogarive bankare.

Sipas tij, kjo është një shkelje e rëndë e sovranitetit kombëtar dhe e privatësisë së qytetarëve shqiptarë, ndërsa qeveria e paraqet si “inovacion dhe shërbim publik”.

“Në fakt,” – thotë Goxhaj, – “është një projekt globalist për kontroll, ku Shqipëria po përdoret si terren eksperimental për shkatërrimin e lirisë individuale dhe për dorëzimin e të dhënave tona tek rrjetet e huaja të inteligjencës.”

Ky paralajmërim i fortë ka ngritur shqetësime në opinionin publik, ndërsa shumë qytetarë kërkojnë transparencë dhe hetim parlamentar mbi kontratat që lidhen me “Portofolin Dixhital” dhe partneritetet ndërkombëtare që qeveria mban të fshehta.

A po ndërtohet “Izraeli i Ri” në Shqipëri nën maskën e dixhitalizimit?

Ndiqni videon

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *