Nga Myslim Murrizi:
Opozita është frymë, besim dhe shpresë, jo kostum, kollare apo kanotiere.
U habita kur lexova se në mbledhjen e grupit parlamentar të opozitës, dje, është dhënë porosi nga Z. Noka që deputetët të vishen me kostume doku, arna, çorape të grisura, pa kollare e me këpucë të shqyera.
Ky është mentalitet komunist i qelbësirave hipokrite, që mendojnë se qytetarët na vlerësojnë apo na mëshirojnë sipas “leckave” që mbajmë, e jo nga qëndrimet që mbrojmë. Dhe demek quhemi “parti e qendrës së djathtë”? Një hipokrizi e neveritshme, që nuk ka leckë e rraqe që mund ta mbulojë.
Opozita nuk është teatër leckash
Opozita është dinjitet, ndershmëri, kurajo dhe aksion, jo paradë mode apo teatër leckash.
Nëse bashkoni votat me Ramën për një Kod Zgjedhor bastard, vetëm që të siguroni një karrige në Parlament për bythën tuaj, pa vota e me listë të mbyllur, nuk ju pjerdh kush, edhe po të visheni me ar, edhe po të shkoni pa brekë në Kuvend.
Nëse për 4 vite nuk i takoni qytetarët, nuk ua ndjeni hallet e as nuk u qëndroni pranë, nuk ju ndjek askush, edhe po t’i ngrini brekët në majë të kokës.
Nëse në parti emëroni njerëz anonimë, pa asnjë kontribut, vetëm sepse paguajnë për poste, atëherë asnjë demokrat nuk ju beson, edhe po të visheni me thes orizi.
Mentalitet i kalbur komunist
Nuk të bën “leckat” njeri e as politikan. Të bën shpirti, morali dhe dinjiteti.
Pse duhet të vishen si “rreckamanë” deputetët që kanë pasuri, biznese dhe prona?
Pse Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Albana Vokshi, Eno Bozo, Luçiano Boçi, Oerd Bylykbashi, Besard Xhaferri apo Luan Baçi – të gjithë njerëz me pasuri të konsiderueshme – duhet të vishen si lypsa?
Problemi nuk është kostumi apo kollarja, por kollarja që ia keni varur në qafë opozitës që prej vitit 2013, për të ruajtur karrigen tuaj.
Pasuria nuk është turp, por hajnia po
Nuk është turp të jesh i pasur, por turp është të jesh hajdut.
Nuk është turp të vishesh mirë, por turp është kur rrobat t’i blen pushteti.
Nuk është turp të jesh në opozitë, por turp është kur e shet opozitën tek pushteti për një kostum firmato.
Opozita nuk bëhet me leckat që vishni, por me njerëz që nuk bëhen leckë e rraqe duke lëpirë çdo “mender” që ka në dorë firmën për t’u bërë deputet.
Opozita e vërtetë nuk maskohet
Edhe po të rrini lakuriq nga trupi, opozita nuk zmadhohet.
Qytetarët e dinë shumë mirë kush jeni, çfarë keni dhe nga vini.
Veshja është respekt për veten, por nuk mbulon karakterin.
Mund të keni kostume 15 mijë euro, por nëse ju mungon morali, kazanët e plehrave edhe po t’i mbulosh me flori, prapë erë hale mbajnë.
Prandaj, në vend që të kujdeseni për brekët dhe çorapet që mbani, kujdesuni për moralin, dinjitetin dhe lidhjen me qytetarët.
Sepse cedimi i vërtetë nuk është në veshje, por kur shndërroheni nga “brekë grisur” në milionerë, falë pazareve e tenderëve që ju jep pushteti për t’ju blerë si në tregun e bagëtive.
Prisni ta ndreqni Kod Zgjedhorin bastard të 2008-s dhe pazaret e qelbur të korrikut 2024, bëni reformë territoriale që t’i shërbejë qytetarëve, dhe pastaj visheuni si të doni – sepse qytetarëve nuk u interesojnë leckat tuaja, por nëse jeni apo jo leckë në shpirt.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.
