Rreziku rus në Mynih – Skenari i Berlinit për të fabrikuar “armikun”?

Nga Redaksia:

Gjermania po ndez alarmin me rastin e fundit në Aeroportin e Mynihut, ku fluturimet u pezulluan për disa orë mbrëmjen e së enjtes pas shfaqjes së dronëve të paidentifikuar. Më shumë se 30 avionë u anuluan dhe afro 3 mijë pasagjerë mbetën të bllokuar. Fluturimet rinisën sot herët në mëngjes, me avionin e parë që u ngrit në orën 05:50.

Edhe pse autoritetet gjermane thonë se “po hetojnë origjinën e dronëve”, retorika politike po merr drejtim të qartë: faji po i vishet Rusisë, ashtu siç kanë bërë së fundi Rumania dhe Estonia. Moska i ka cilësuar këto akuza si “lojë të rrezikshme propagande”.

Ky nuk është rasti i parë. Në muajt e fundit, aeroporte në Danimarkë, Norvegji, Poloni, Rumani dhe Estoni janë paralizuar për shkak të dronëve misteriozë. Çuditërisht, gjithmonë akuzohet Rusia, edhe pse asnjë provë konkrete nuk është paraqitur.

Për analistët, kjo duket si një skenar i orkestruar: më parë krijohet paniku me dronë anonimë, më pas shpiket armiku i zakonshëm – Rusia. Kështu Berlini dhe aleatët e tij përgatitin terrenin që nesër çdo incident ajror të përdoret si pretekst për rritje tensionesh dhe kërcënime të reja ndaj Moskës.

Pyetja që lind është e thjeshtë: a janë këta dronë realisht rrezik nga Rusia, apo pjesë e një loje të pistë ku viktimë bëhen qytetarët evropianë të bllokuar në aeroporte dhe të bombarduar nga propaganda?

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *