Fitore e Madhe ngaj Censurës – Google dorëzohet, Youtube rikthen zërat e ndaluar nga Biden …

Nga Redaksia:

Kongresmeni amerikan Jim Jordan njoftoi publikisht në platformën X se kompania Google ka kapitulluar nga rregullat e saj drakoniane të censurës dhe ka premtuar të rikthejë në YouTube të gjithë krijuesit e përmbajtjes që ishin përjashtuar për shkak të shprehjes së lirë politike.

Jordan shkroi:
“Faleminderit përpjekjeve tona të mbikëqyrjes, GOOGLE angazhohet t’u japë mundësinë të gjithë krijuesve që u përjashtuan nga YouTube për ‘shkelje’ të normave të fjalës së lirë politike, të rikthehen në platformë.”

Në postimet pasuese, ai zbulon detaje të rëndësishme:

YouTube pranon se presioni i administratës Biden për censurë ishte “i papranueshëm dhe i gabuar”.

Konfirmohet se Shtëpia e Bardhë kërkonte që qytetarët amerikanë të censuroheshin për deklarata që nuk shkelin politikat e YouTube.

Sipas dokumenteve të publikuara, zyrtarë të lartë të administratës Biden, përfshirë edhe vetë presidentin, ushtronin presion të përsëritur ndaj kompanisë Alphabet (Google) lidhur me përmbajtjet e përdoruesve për pandeminë COVID-19, edhe pse ato nuk shkelën rregullat e brendshme të platformës. Kjo ndërhyrje politike synonte ndikimin e vendimeve të moderimit të përmbajtjes.

YouTube deklaroi se:

“Është e papranueshme që çdo qeveri, përfshirë administratën Biden, të përpiqet të diktojë si moderohet përmbajtja.”

Kompania do të vazhdojë të mbrojë lirinë e shprehjes dhe do të lejojë rikthimin e kanaleve të mbyllura për çështje të lidhura me “integritetin zgjedhor” (deri në vitin 2023) dhe “COVID-19” (deri në vitin 2024), pasi këto politika nuk janë më në fuqi.

Ky vendim lidhet edhe me urdhrin ekzekutiv të presidentit Trump, i nënshkruar ditën e parë të mandatit, “Restaurimi i Lirisë së Shprehjes dhe Ndalimi i Censurës Federale”. Me këtë urdhër u kërkua që të gjitha agjencitë federale të ndalonin praktikat e censurës dhe Prokurori i Përgjithshëm të hetonte çdo veprim të paligjshëm të katër viteve të fundit.

Administrata Trump po ashtu ka ngritur pikëpyetje për nenin 230 të Ligjit për Decencën në Komunikime, i cili u jep platformave online imunitet nga përgjegjësia ligjore mbi përmbajtjen e publikuar nga përdoruesit. Nëse ky nen ndryshohet, rrjetet sociale mund të përballen me gjyqe për shpifje apo përmbajtje të dëmshme, çka do t’i detyronte ato të zgjidhnin midis lirisë së fjalës dhe përgjegjësisë ligjore.

Në çdo rast, ky zhvillim konsiderohet si një fitore e madhe për përpjekjet e presidentit Trump për t’i dhënë fund regjimit të censurës ndaj qytetarëve amerikanë. /Gateway Pundit

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *