Nga Redaksia:
Sekretari i Shëndetësisë së SHBA, Robert F. Kennedy Jr., ndezi dje një debat të zjarrtë në Senat, duke tronditur establishmentin politik dhe farmacitik me deklarata të forta që rrëzojnë fasadën e sistemit shëndetësor amerikan.
“76% e amerikanëve sot janë të sëmurë kronikë, ndërsa në kohën e xhaxhait tim, John F. Kennedy, vetëm 11%. Kjo nuk është rastësi – kjo është dështimi dhe korrupsioni i institucioneve që duhet të na mbronin”, tha Kennedy, duke akuzuar hapur CDC dhe Big Pharma.
Ai shpalli fundin e eksperimenteve të rrezikshme laboratorike “gain-of-function”, mutilimeve mbi fëmijët, testimeve të tepërta mbi kafshët.
Si dhe ngriti alarmin për përdorimin e celularëve në shkolla, hepatitin C, aneminë falciforme dhe pasojat e katastrofës kimike në East Palestine.
Në qendër të debatit u vendosën vaksinat e COVID-19. Kennedy u përgjigj prerë: “Nuk jam kundër vaksinave, jam kundër gënjeshtrës. Asnjë produkt nuk duhet promovuar pa prova shkencore reale mbi sigurinë dhe efektivitetin.”
Senatori-mjek Roger Marshall e mbështeti, duke akuzuar kalendarin absurd të vaksinimit të fëmijëve – deri në 76 doza përpara moshës madhore – dhe duke pyetur pse foshnjat duhet të vaksinohen për hepatitin B kur rreziku është pothuajse zero.
Kennedy solli edhe faktin e pathënë: “Para vaksinës, gjasat që një foshnje të vdiste nga hepatiti B ishin 1 në 7 milionë. Sot duhen bërë 7 milionë vaksina për të shpëtuar një jetë të vetme.”
Pavarësisht sulmeve të senatorëve si Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders, Kennedy nuk u tërhoq. Përkundrazi, ai i demaskoi si përfaqësues të politikës së blerë me milionat e farmacive.
Në vend që të dilet i dobësuar, Kennedy u forcua. Mesazhi i tij është i qartë: Shëndeti publik nuk do të jetë më peng i korporatave. Amerikanët do të marrin të vërtetën që iu është mohuar për dekada.
Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.