Texas ndalon mishin e laboratorit: Mbrojtje e fermerëve apo ligj interesash?

Nga Redaksia:

Shteti amerikan i Texas-it ka ndaluar zyrtarisht këtë javë prodhimin dhe shitjen e mishit të rritur në laborator, duke u bërë kështu shteti më i fundit që i kundërvihet të ashtuquajturës “proteinë e rritur në qeliza”, në mbrojtje të industrisë tradicionale të blegtorisë.

Ligji i Senatit nr. 261, i cili hyri në fuqi më 1 shtator 2025, ndalon për dy vite prodhimin, posedimin apo tregtimin e këtij lloji “mishi” artificial në gjithë “Shtetin e Yllit të Vetmuar”.

Produktet e mishit të rremë, të hiper-procesuara, prodhohen nga kompani si Upside Foods, e cila financohet nga miliarderi Bill Gates.

  • Mbështetësit e ligjit thonë se kjo masë mbron konsumatorët e Teksasit dhe industrinë e fortë të mishit, që mbetet një gur themeli i ekonomisë së shtetit.
    Carl Ray Polk Jr., president i Shoqatës së Blegtorëve të Teksasit dhe Jugperëndimit (TSCRA), deklaroi:

“Blegtorët në gjithë Texas-in punojnë pa u lodhur për të rritur bagëti të shëndetshme dhe për të prodhuar mish me cilësi të lartë. Ky ligj është në mbrojtje të konsumatorëve, industrisë së mishit dhe vetë blegtorisë”.

  • Kritikët, ndërkohë, thonë se ndalimi i Teksasit është thjesht një ligj për interesa të veçanta që favorizon lobin e fuqishëm bujqësor dhe u mohon qytetarëve të drejtën për të zgjedhur.
    Paul Sherman, avokat i Institutit të Drejtësisë, paralajmëroi se kjo çështje mund të përfundojë në gjykatë, njësoj si në Florida ku ka nisur një sfidë ligjore ndaj një ndalimi të ngjashëm.

Sipas Texas Tribune, vetëm një restorant në Austin, “Otoko”, kishte ofruar mishin laboratorik përpara hyrjes në fuqi të ndalimit.

Ligji do të qëndrojë në fuqi deri më 2027, përveç rasteve kur gjykatat vendosin ta bllokojnë.

Përplasja në Texas pasqyron një debat kombëtar më të gjerë në SHBA, ku shtetet blegtorale po i kundërvihen kompanive bioteknologjike që synojnë të nxjerrin mishin e laboratorit në treg, si alternativë ndaj blegtorisë tradicionale.

Ndërkohë, një studim i ri nga Universiteti McMaster i Kanadasë ka dalë në përfundimin se mishi i vërtetë është më i shëndetshëm se “alternativat” artificiale të promovuara nga Gates dhe rrjeti i tij globalist. Studimi thekson se konsumimi i mishit të vërtetë nuk rrit rrezikun e kancerit, përkundrazi ndihmon në mbrojtjen nga sëmundjet serioze.

Përplasja mes mishit real dhe mishit të laboratorit duket se sapo ka nisur dhe Texas është në qendër të këtij fronti të ri të “luftës ushqimore”.

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *