Trump shpërthen: “Kompani farmaceutike, publikoni TANI rezultatet e vërteta të Covid-it!”

Nga Redaksia:

Presidenti amerikan Donald J. Trump ka bërë një postim të fortë në rrjetin e tij Truth Social, ku kërkon transparencë të menjëhershme nga kompanitë farmaceutike që prodhuan vaksinat dhe ilaçet kundër Covid-19.

Trump deklaroi se i janë treguar personalisht disa rezultate “të jashtëzakonshme” nga Pfizer dhe kompani të tjera, por këto të dhëna – sipas tij – nuk po i shfaqen as publikut dhe as vetë CDC-së (Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA).

“Më tregojnë mua shifra të MËDHA dhe rezultate të shkëlqyera, por pse nuk i tregojnë publikut? Pse nuk ia japin CDC-së? Dua që këto të dhëna të dalin TANI dhe të mbyllet ky kaos!” – shkroi Trump.

Ai paralajmëroi se mos-transparenca ka futur në krizë të brendshme edhe vetë CDC-në, e cila – siç thotë Trump – po “shkatërrohet” nga përplasjet mes ekspertëve, politikanëve dhe figurave të tilla si Robert F. Kennedy Jr., tashmë sekretar i Shëndetësisë në administratën Trump.

Presidenti Trump hodhi dyshime të forta edhe mbi programin e tij të famshëm “Operation Warp Speed”, i cili në vitin 2020 u cilësua si një arritje historike për prodhimin e shpejtë të vaksinave.

“Shpresoj që Operacioni Warp Speed të ketë qenë po aq ‘BRILANT’ sa thuhet. Nëse jo, të gjithë duam të dimë pse!” – theksoi Trump.

Ky është një kthesë e madhe për Trump, i cili deri më sot e kishte promovuar Warp Speed si një nga arritjet më të mëdha të presidencës së tij. Tani, presioni publik dhe përplasjet e brendshme në administratë po e shtyjnë atë të kërkojë një hetim të hapur dhe publikim të plotë të të gjitha të dhënave të fshehura nga kompanitë farmaceutike.

Ky lajm mund të nxjerrë debate të forta edhe në Shqipëri, pasi prek një temë që ka ndarë shoqërinë botërore: a ishin vaksinat një shpëtim, apo një mashtrim i madh?

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *