Edi Rama ju ikën Amerikanëve me avionin Low-Cost – Frikë nga dosjet apo sfidë për SHBA?

Nga Redaksia:

Sot në mëngjes, kryeministri shqiptar Edi Rama është larguar nga Shqipëria me një fluturim të zakonshëm të WizzAir, nga Rinasi drejt Malpensës në Milano. Fotoja e bërë brenda avionit e provon qartë: Rama nuk ndodhej në Tiranë në momentin kur e dërguara e SHBA-së Nancy Vanhorn, mbërriti për vizitë në, kryeministri.

Shmangia e qëllimshme

Burime të sigurta pohojnë se Rama kishte marrë një ditë më parë njoftimin për vizitën e përfaqësueses amerikane Nancy Vanhorn. Megjithatë, ai rezervoi fluturimin në darkë dhe u largua nga vendi rreth orës 08:30 të mëngjesit, duke bërë që e dërguara e SHBA të priste 20 minuta pa asnjë lajmërim zyrtar.
Ky veprim është jo vetëm i paprecedentë për një kryeministër, por edhe një turp diplomatik për Shqipërinë.

Pse Rama i shmanget SHBA-ve?

Veprimi i Ramës ngre disa pyetje të rënda:

A ka frikë ai nga dosjet e korrupsionit që amerikanët po i mbajnë mbi tavolinë?

A është kjo një sfidë e hapur ndaj Washingtonit, për të treguar se nuk është nën kontrollin e tyre?

Apo kemi të bëjmë me një shmangie taktike, ku Rama kërkon kohë për të manovruar para presionit ndërkombëtar?

Lidhja e Ramës me Sorosin

Nuk është sekret se Rama është një nga figurat më të afërta të rrjetit Soros në Ballkan.

Pikërisht përmes Delina Ficos, Rama u lidh direkt me Fondacionin Soros, duke ndërtuar ura që nga koha kur ishte kryebashkiak i Tiranës.

Që prej asaj kohe, çdo reformë e rëndësishme në Shqipëri është diktuar nga projektet sorosiane: nga drejtësia e kapur te organizatat e shoqërisë civile që përdoren si mburojë politike.

Sot, Rama është kthyer në krahinorin e Sorosit në rajon, duke shërbyer si garantues i axhendës së tij politike e ekonomike.

Trump aktivizon RICO ndaj Sorosit

Situata ndërkombëtare po ndryshon me shpejtësi. Presidenti Donald Trump ka deklaruar publikisht se do të aktivizojë ligjin RICO (Racketeer Influenced and Corrupt Organizations) kundër klanit Soros.
Ky ligj amerikan synon të godasë organizatat kriminale të strukturuara që operojnë përmes korrupsionit dhe zhvatjes globale. Nëse kjo ndodh, rrjeti i Sorosit dhe satelitët e tij nëpër botë – përfshirë Edi Ramën – do të gjenden nën një presion të paparë.

Mesazhi që përcillet

Kryeministri i Shqipërisë preferoi të hipte në një avion Low-Cost në vend që të respektonte një takim protokollar me një përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara. Ky veprim nuk është më thjesht një zgjedhje personale – është një deklaratë politike.
Në praktikë, Rama i tregoi Amerikës se është gati të rrezikojë marrëdhëniet strategjike për interesa të tij personale dhe për të mbrojtur rrjetin që e ka mbajtur në pushtet.

Kriza e besimit

Ky akt e fut marrëdhënien Tiranë-Washington në një krizë të thellë. SHBA është partneri kryesor i Shqipërisë në NATO, në siguri dhe në drejtësi. Shmangia e një takimi të tillë zyrtar nuk mund të justifikohet me asnjë arsye, përveç frikës apo arrogancës së kryeministrit.

Rama nuk e bëri rastësisht këtë lëvizje. Shmangia e të dërguarës amerikane është një sinjal alarmi për shqiptarët: Kryeministri është duke luajtur lojën e tij personale dhe të Sorosit, edhe në kurriz të marrëdhënieve me SHBA.
Nëse Trump vendos të zbatojë ligjin RICO ndaj familjes Soros dhe rrjetit të tyre global, Rama është i pari që do të përplaset me pasojat. Koha e Ramës si udhëheqës politik dhe diplomat po vlerësohet nga të gjithë – dhe nuk do zgjasë pafundësisht.

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *