“Barcelona nuk është më ekip futbolli, por zëdhënës i separatistëve”…

Nga Ermal Koka gazetar Sportiv nga Spanja:

Barcelona prej kohësh nuk është më vetëm një ekip futbolli. Ajo që dikur ishte një simbol sportiv dhe krenari katalanase, sot është kthyer në një karikaturë politike të separatizmit. Motoja e famshme “Més que un club” nuk tingëllon më si pasion futbolli, por si slogan politik i ricikluar.

Nga stadiumi në pankartë

Camp Nou duhej të ishte një tempull i futbollit, por shpesh është kthyer në një pankartë gjigante të pavarësisë. Minuta 17:14, flamuj separatistë, thirrje politike… më pak futboll dhe më shumë propagandë. Klubi sillet si “neutral” kur i intereson, por nuk heziton të veshë fanellën e separatizmit kur kërkon duartrokitje.

Tifozët e rrëmbyer

Mijëra tifozë të Barcelonës në Kataloni, Spanjë dhe mbarë botën nuk ndihen të përfaqësuar nga kjo politikë. Por drejtuesit vazhdojnë të flasin sikur i gjithë klubi është vegël e pushtetit katalanas. Rezultati: një ekip botëror i ulur në nivelin e një altoparlanti politik.

Hipokrizia e madhe

Barça kërkon pavarësi me britma, por sapo del ideja për t’u larguar nga LaLiga dhe për të humbur miliona, menjëherë hesht. Propagandë në kamera, por gjithmonë me xhepin e lidhur fort pas garave spanjolle dhe parave që sjell përballja me Real Madridin. Të pavarur në fjalë, të varur në para.

Nga lavdia në turp

Barcelona duhej të shkëlqente për trofetë, akademinë, për Messin, Xavin e Iniestën që mahnitën botën. Por sot është kthyer në klub militant, në tribunë politike. Nga “më shumë se një klub” është bërë “më pak se një klub”.

Barcelona duhet të zgjedhë: do të jetë një gjigant futbolli apo një degë politike e separatizmit. Sepse nëse luan me të dyja, do të humbasë besueshmëri brenda e jashtë fushe, dhe mbi të gjitha, do të largojë tifozët që kërkojnë gola dhe spektakël, jo propagandë.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

More From Author

Ironia e avokatit: Trump i detyron shtetet të paguajnë borxhin 70-vjeçar ndaj Amerikës …

CDC emëron Kritikun e Vaksinave mRNA në krye të grupit për imunizimin kundër COVID-19 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *