Nga Redaksia:
Qeveria gjermane, nën udhëheqjen e kancelarit Friedrich Merz, i cili vazhdon linjën e globalistëve si Sulchs që e vendosi Merkel, ka shpallur se shteti social gjerman nuk është më i financueshëm. Një deklaratë skandaloze që vjen ndërsa Gjermania është zhytur në krizë financiare dhe ekonomike, pas miliardave euro të harxhuara gjatë “plandemisë” dhe fondeve të shpenzuara për të mbështetur Ukrainën në luftë, duke shkaktuar një kolaps të fshehtë ekonomik.
Falimentojnë kompanitë gjermane
Mbi 200 kompani të fuqishme industriale dhe teknologjike po rrezikojnë falimentimin. Kostot e larta për mbrojtjen shëndetësore, ndihmat sociale dhe injektimet e miliardave euro në projektet globale kanë zbrazur buxhetin gjerman, duke e bërë shtetin social të pamundur për t’u mbajtur.
Ku shkuan miliardat?
Gjatë “plandemisë”, qeveria harxhoi qindra miliarda euro për maska, vaksina dhe skema stimuluese, shpesh pa transparencë.
Ndihmat për Ukrainën kanë konsumuar edhe më shumë fonde, duke shtyrë ekonominë drejt borxheve të mëdha dhe falimentimit të biznesit të mesëm dhe të madh.
Debati politik i ndezur
SPD propozon rritjen e taksave mbi të pasurit për të mbuluar boshllëqet, ndërsa CDU, nën drejtimin e Merz, refuzon çdo rritje tatimore dhe kërkon reforma që shpesh godasin qytetarët e zakonshëm. Rezultati? Një “vjeshtë e nxehtë” debati dhe shqetësim i madh për të ardhmen e shtetit social gjerman.
Gjermania po paguan çmimin e një politikë globale të udhëhequr nga elita që favorizon interesat ndërkombëtare mbi qytetarët e saj. Modeli social që dikur ishte shembull për Evropën po shembet para syve tanë, ndërsa qytetarët dhe bizneset paguajnë faturën.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.