Nga Redaksia:
Qeveria gjermane e CDU dhe SPD, përmes programit «Demokratie leben» (Rroftë demokracia), financon me qindra miliona euro shpërndarjen e materialeve që mohojnë ekzistencën e racizmit kundër të bardhëve, sipas Apollo News. Në disa nga botimet e saj, të hartuara nga shoqata dhe fondacione progresiste me para publike, përsëritet parulla: «Weiße Menschen erleben keinen Rassismus» («Të bardhët nuk përjetojnë racizëm»).
Një nga shembujt më të dukshëm është publikimi burokratik dhe i kushtueshëm «Geschichten im Gepäck» («Histori në valixhe»), botuar në vitin 2024 në «gjuhë të thjeshtuar» nga Shoqata e Këshillave të Migrantëve të Bavarisë. Aty, që në kapitullin e parë, i kushtuar «Afro-Diasporës», thuhet:
«Nëse shkruhet ‘I Zi’ me shkronjë të madhe, është një term politik. Nuk i referohet ngjyrës së lëkurës, por të kundërtës së të bardhëve. Të bardhët nuk përjetojnë racizëm.»
E njëjta frazë përsëritet identikisht edhe në kapitullin e dytë.
Por ky nuk është rast i izoluar. Një tjetër botim i financuar nga i njëjti program, «Türkischer Ultranationalismus in Deutschland» («Ultranacionalizmi turk në Gjermani»), pohon se turqit në Gjermani nuk mund të konsiderohen racistë, pasi «racizmi është i lidhur ngushtë me asimetrinë e pushtetit». Madje, shkohet deri aty sa të justifikohen sjelljet diskriminuese të të rinjve me prejardhje emigrante për shkak të «përvojave të tyre të diskriminimit».
Edhe Fondacioni Amadeu Antonio, një nga përfituesit më të mëdhenj të programit «Demokratie leben», përhap të njëjtën tezë. Por realiteti bie ndesh me këtë narrativë ideologjike: nga Afrika e Jugut, ku dhuna kundër të bardhëve është një fenomen i dokumentuar, e deri te klasat e shkollave në Neukölln apo Duisburg, ku nxënësit gjermanë fyhen si «Kartoffeln» («patate») – këto janë manifestime të një vizioni që, mund të themi, është thellësisht i njëanshëm.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.